SHKA “Presheva” me nismë të re kulturore dhe motiv nga Prishtina (video)
Lokale

SHKA “Presheva” me nismë të re kulturore dhe motiv nga Prishtina (video)

16.Apr.2019 20:59
0

Në fillimin e vitit 2019 është marrë iniciativa për themelimin e Shoqërisë Kulturo Artistike “Presheva” dhe prezantimi i parë është bërë në Prishtinë në një koncerte të realizuar.

Mevlan Halimi, një nga iniciatorët tha për Titulli.com se në Preshevë ka kohë të gjatë që është ndërpre aktiviteti i SHKA “Abdullah Krashnica” dhe se ka pasur mungesë të këtij lloji ndërsa aktivitet planifikojnë të shtrijnë në të gjitha trojet shqiptare.

“Unë si arsimtarë i kulturës muzikore kam mbajtur aktivitet të mëdha në të gjitha festat shkollore, akademi përkujtimore dhe festivale të ndryshme. Unë kam qenë arsimtarë i muzikës në shkollën fillore “Ibrahim Kelemendi” në Preshevë për 26 vite dhe në shkollën fillore Iliria në Prishtinë dhe u pensionova me një bagazh të madh kulturorë”, theksoi Mevlan Halimi.

Për kryetar SHKA “Presheva” është zgjedhur Bashkim Halimi i cili shpalos plane të mëdha në fushën kulturore.

“Jam zgjedhur kryetar dhe nga këndi im unë shoh shumë suksese për pakë kohë. Jemi duke punuar mirë në nivel lokal dhe kemi disa aktivitet që do të mbajmë koncerte live në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, u shpreh për Titulli.com Bashkim Halimi.

Solist në këtë shoqëri kulturore është Nefail Ibrahimi i cili tha për Titulli.com se repertori i zgjedhur për aktivitete do të jenë këngë popullore që interpretohen nëpër koncerte dhe festivale.
Agim Kadriu, është edhe ky një solist që do të jetë pjesë i grupit thotë se këngët e përzgjedhura do të jenë të mirëfillta shqipe të shquar të kombit.

Betim Nuhiu, klarinetist në SHKA “Presheva” theksoi se koncerti i mbajtur më 25 mars në Prishtinë ka qenë një motiv i madh për të ardhmen e grupit.

“Klarineti si instrument melodik është shumë rëndësishëm në grup sepse bëhet përcjellja e çdo forme muzikore vije melodike ngjyra e tij është shumë e theksuar dhe e veçantë kështu qe un si klarinetist i grupit do te jap maksimumin e njohurive të mija gjatë prezantimeve”, deklaroi për Titulli.com, Nuhiu.

Shoqëria Kulturo Artistike “Presheva” ka edhe anëtarë tjerë të grupit dhe tani është na hapat e parë të fillimit të aktiviteteve dhe i nevojitet përkrahje edhe nga organet lokale dhe dashamirët e kulturës në Preshevë./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/resheva-shka.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration