Prezantohen video për edukimin medial në shkollën e mesme teknike në Preshevë (video)
Para nxënësve të shkollës së mesme teknike “Presheva” në Preshevë janë prezantuar aktivitetet e projektit që ka për qëllim senzibilizimin e të rinjve për keqinformimin dhe dezinformimin në internet.
Skender Saqipi, koordinator i projektit “Mendo dy herë, kliko origjinalitetin” i sqaroi nxënësve për rëndësinë e konsumimit sa më të mirë të informacioneve në internet.
“Këto video edukative dhe një kuiz i realizuar nga organizata jonë do të ju ndihmojnë në përmirësimin e aftësive tuaja për tu larguar nga keqinformimi dhe dezinformimi që promovohet e shpërndahet në forma të ndryshme në internet”, tha Saqipi para nxënësve.
Nxënësit shprehën interesimin e tyre për të përdorur këto video edukative në fushën e edukimit medial të cilat janë të publikuara në ueb-faqen Titulli.com/TitulliLab.
Ky prezantim është pjesë e fushatës për promovimin e një seri video për edukimin medial në kuadër të projektit “Mendo dy herë, kliko origjinalitetin” i realizuar nga organizata “Vizionet Atraktive” në Bujanoc.
“Projekt i realizuar në kuadër të Programit të granteve të vogla për Media, i financuar nga Ambasada Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe administruar nga Qendra për Media & Reforma (MIRC) në Nish. Pikëpamjet, opinionet dhe konkluzionet e shprehura në projekt nuk pasqyrojnë domosdoshmërish pikëpamjet e MIRC-së dhe Ambasadës së SHBA-së, por vetëm të autorit”.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/dukimi-medial-presheve-2.jpg): failed to open stream: No such file or directory