Organizimi i jetës publike në Bujanoc!
Vështrime

Organizimi i jetës publike në Bujanoc!

14.Sep.2017 21:30
0
Serbia ka kohë që komunën tonë e trajton si s'ka më keq! Jashtë mosinteresimit të saj ekonomik e politik karshi komunës sonë, Serbia vazhdimisht është interesuar të prishë organizimin e jetës sonë shoqërore.

Pushtetet lokale kanë qenë të pafuqishme deri më tani kundrejt kësaj tendence sistematike shtetërore serbe.                              

Pra, qytetari i komunës sonë, kryesisht ai i përkatësisë etnike shqiptare, bartë në qafë me vite të tëra një medalje me dy anë, në njërën neglizhencën dhe amatorizmin e politikanëve lokalë dhe në tjetrën diskriminim e dhunën sistematike të shtetit serb. 

Mungesa e një auditimi e mbikëqyrje normale, ka bërë që shumë institucione në komunën tonë të mos funksionojnë si duhet. Ky fenomen është instaluar qëllimshëm në qytetin tonë, për të prishur organizimin e mirëfilltë të jetës sonë publike. 

P.sh shteti serb ka kohë që ka hequr dorë nga inspektimi i organizimit të shkollave shqipe në komunën tonë, duke mundësuar kështu një katrahurë të organizimit nëpër këto institucione që do të duhej të prodhonin dije. 

Më pastaj, shteti paraqitet i verbër para fenomenit të bastoreve dhe kazinove në qytetin tonë. Nuk ka shanse në asnjë qytet tjetër të Serbisë të funksionojnë kaq shumë veprimtari të paligjshme e kriminale si në qytetin tonë. Edhe në ato zona ku se lejon as ligji e as morali, afër shkollave p.sh. Për të shkapërderdhë e çorientuar ekonominë e qytetarëve tanë, ashtu të shkatërruar. 

Prania e policëve rrugorë, me dënime e shantazhe karshi qytetarëve tanë të varfër, që nuk ndodhë në asnjë qytet tjetër në Serbi. Mjafton të shkoni deri në Vranjë p.sh, e ta vërtetoni. Nuk ka as edhe një shans të ketë kontrolle rutinore, si ndodhë të ne p.sh mbrapa godinës së Kuvendit Komunal me policinë rrugore, mu në qendër të qytetit. Postblloqet mobile të policëve rrugorë, i gjenë aty disa herë gjatë ditës, ku në kushte normale do të duhej të qarkullonin lirshëm njerëzit. 

Kështu, diskriminon në mënyrë demokratike e moderne Serbia, qytetarët shqiptarë të komunës sonë, që i mbanë dhunshëm e keqtrajtueshëm nën administrim. 

Shkruar nga Drilon Hyseni-Bujanoc

Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin domosdoshmërish edhe mendimin e Portalit Informativ-TITULLI

 

Rilindja me zemër e Luginës!
Nga joserioziteti politik, vijnë edhe masat e përkohshme në Preshevë?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration