Dyshohet se Shqiprim Arifi po punëson rininë shqiptare nga Presheva në Gjermani (dokument)
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, dyshohet se me ndërmjetësimin e firmës “WSCHB&L.PLANET DOO” në Preshevë po e mundëson punësimin e të rinjve të Preshevës në kompaninë e dhëndrit të tij, “Worklink Construktion GmbH” në Gjermani, duke e ndihmuar kështu shpopullimin e Preshevës nga shqiptarët.
Përmes burimeve të saja, KosovaNews merr vesh se kompania e biznesit “WSCH B&L.PLANET DOO” me bazë kryesore në Preshevë, me pronar Lavdrim Nuhiu, e që ka seli edhe në Mannheim të Gjermanisë, është bashkëpunëtor i Shqiprim Arifit.
Ndërkaq, kompania “Worklink Construktion GmbH”, po ashtu në Mannheim të Gjermanisë, është e regjistruar në emër të Berat Jusufit.
Në bazë të regjistrave, adresa e që të dyja këto kompanive në Gjermani figuron të jetë e njejtë:
Sipas burimeve, kryetari Arifi së pari po i drejton të rinjtë në kompaninë “WSCH B&L.PLANET DOO” të bashkëpunëtorit të tij Lavdrim Nuhiu, në mënyrë që kjo e fundit t’u mundësoj marrjen e vizës së punës për punësim në kompaninë e dhëndrit të Arifit “Worklink Construktion GmbH” që operon në Mannheim të Gjermanisë.
Burimet thonë se prapa të dyja këtyre firmave ndërmjetsuese, qëndron vet Shqiprim Arifi i cili dyshohet se po kontribon në punësimin e të rinjëve nga Presheva në Gjermani për përfitime materiale/KosovaNews/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/hqiprim-arifi-.jpg): failed to open stream: No such file or directory