Dy rezoluta në Kosovë e asnjë vendim për Luginën e Preshevës
Lokale

Dy rezoluta në Kosovë e asnjë vendim për Luginën e Preshevës

09.Jul.2019 16:04
0

Territori i Luginës së Preshevës në Serbi i banuar kryesisht nga shqiptarë po vazhdon të jetë temë e institucioneve kosovare me një mendim të unifikuar se duhet të bëhet më shumë për këtë territor.

Zgjidhjet dhe strategjitë për këtë vend megjithatë janë të spektrave të ndryshëm ndërsa kanë ndarë udhëheqësinë në dy taborre.

Në njërën anë janë deputetët e Kosovës që po kërkojnë që Lugina e Preshevës të jetë pikë diskutimi në dialogun Kosovë-Serbi ndërsa në tjetrën anë është Presidenti Hashim Thaçi që thotë se ky territor duhet të ndahet nga Serbia dhe t’i bashkohet Kosovës. 

Ky qëndrim i Presidentit është vazhdim i idesë së tij për “korrigjim të kufinjve” me Serbinë në kuadër të një marrëveshjeje finale në mes dy vendeve.

Kuvendi i Kosovës të hënën ka mbajtur një seancë në të cilën pritej të votohej një rezoluta e propozuar nga vet deputetët.

Mirëpo në mes të seancës për Luginën e Preshevës edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi u përkujdes që ta dërgonte një Rezolutë, e cila nuk u mor fare parasysh nga deputetët e vendit.

Në mungesë të deputetëve rezoluta e propozuar nga deputeti Ismajl Kurteshi dhe e mbështetur nga të gjitha grupet parlamentare nuk arriti të hidhet fare në votim. 

Ndërsa për rezolutën e presidentit, kanë mbetur të ‘hutuar’ partitë në pushtet ndërsa e kanë kundërshtuar partitë opozitare.

Pozita dhe opozita të  ‘pavendosur’ për rezolutën e presidentit

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka shprehur keqardhje që Kuvendi nuk mundi ta votoj rezolutën e propozuar nga vet deputetët për çështjen e Luginës së Preshevës, deri sa tha që nuk kanë qëndrim për rezolutën e ish-kreut të partisë.

“Diskutimet në seancë kanë qenë të shumta dhe ishte për keqardhje që në fund të seancës nuk pati kuorum për të votuar Rezolutën e propozuar nga Komisioni. Propozimi i Presidentit nuk u shqyrtua. Nëse vjen përsëri në seancë, besoj se secili grup parlamentar i jep qëndrimet e veta”, ka thënë Krasniqi për KALLXO.com.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ende nuk ka qëndrim nëse do të mbështes apo jo Rezolutën për Gjendjen e Luginës së Preshevës të propozuar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi ditë më parë.

“Një rezolutë ka ardhur në mes të seancës nga ana presidentit por nuk është shqyrtuar në parlamentin e Kosovës dhe ne konsiderojmë se duhet të përcillen të gjitha procedurat të cilat mundësojnë funksionimin normal dhe komunikimin e drejtpërdrejtë të institucioneve, prandaj meqë nuk është shqyrtuar ajo rezolutë nuk mund të flas për të”, ka thënë Isufi.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe shefin e grupit parlamentar të NISMA-s, Bilall Sherifin por nuk ka marrë përgjigje.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti nuk ka treguar nëse LDK-ja do ta votojë këtë rezolutë por ka sugjeruar presidentin Thaçi që të qëndroj brenda kompetencave të tij kushtetuese.

“Presidenti i vendit duhet të qëndrojë në kuadër të kompetencave të tij kushtetuese. Kuvendi i Kosovës, si institucioni më i lartë i vendit, po merret me këtë çështje”, ka thënë Hoti për KALLXO.com.

Rezoluta e presidentit ‘pro’ bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në rezolutën e tij, kërkoi që deputetët të marrin parasysh vullnetin e qytetarëve të Luginës së Preshevës të shprehur në referendumin e vitit 1992, në të cilin banorët e këtyre komunave u deklaruan për “Autonomi politiko-territoriale me të drejtë bashkimi Kosovës”.

“Institucionet e Republikës së Kosovës, përmes kësaj Rezolute obligohen që të respektojnë vullnetin politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkimin me Kosovën, të shprehur me referendumin e vitit 1992 dhe me luftën e ushtrisë çlirimtare për Preshevë, Medvegjë, dhe Bujanoc”, thuhet në rezolutën e presidentit Thaçi.

Përveç kësaj presidenti, Thaçi kërkoi Lugina jenë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi.

“Kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të jenë edhe pjesë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe përfaqësuesi i Luginës së Preshevës të jetë pjesë e delegacionit të bisedimeve”, thuhet në rezolutë.

Poashtu rezoluta në fjalë kërkon që çështja e Luginës të jetë pjesë e forumeve ndërkombëtare.

“Çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të ngritët në çdo forum ndërkombëtar që marrin pjesë përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet aty.

E në të gjithë këtë Rezolutë , presidenti Thaçi u përkujdes që pak ‘punë’ t`i dhuroj edhe Republikës së Shqipërisë.

“Institucionet e Republikës së Kosovës të bashkëpunojnë dhe bashkëkoordinojnë me institucionet e Republikës së Shqipërisë për hartimin e platformës së përbashkët për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, thuhet aty.

Lugina të bëhet pjesë e përhershme e dialogu

Në anën tjetër rezoluta e propozuar nga vet deputetët e iniciuar nga kryetari i Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës, Ismajl Kurteshi në dy nga pikat e saj është e ngjashme me rezolutën e presidentit.

“Çështja e Luginës së Preshevës të bëhet pjesë e përhershme e dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Qeveria e Kosovës të informojë institucionet dhe forumet ndërkombëtare për politikën diskriminuese që po ushtron shteti serb ndaj qytetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës”, thuhet në rezolutë.

Tutje Rezoluta e propozuar nga deputet liston një mori hapash që duhet t`i merre qeveria e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës në dialog të insiston që shqiptarët e Luginës së Preshevës të gëzojnë të drejtat e njëjtë me qytetarët serbë në Kosovë. Qeveria e Kosovës të pajisë me dokumente identifikuese qytetarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë. Poashtu  të kërkojë nga Serbia ta ndërpresë pasivizimin e adresave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, thuhet tutje.

Ndër të tjera kjo rezolutë kërkon një përfshirje direkte të ekzekutivit të vendit në komunat e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.

“Qeveria e Kosovës të hapë përfaqësinë diplomatike në Luginë të Preshevës. Si dhe në kuadër të zyrës së kryeministrit ta hapë një zyrë për Luginën e Preshevës. Qeveria e Kosovës të ndajë fonde të përhershme zhvillimore për Luginën e Preshevës”, thuhet tutje.

Poashtu në fund të kësaj rezolute deputetët kanë propozuar që edhe në fushën e arsimit të merren hapa për nxënësit nga Lugina e Preshevës.

“Qeveria e Kosovës të pajisë me tekste shkollore dhe lektyra Luginën e Preshevës. MKRS të obligohet të zbatojë menorandumin e bashkëpunimit. MAShT të rritë kuotat për studentët nga Lugina e Preshevës në universitete publike në Kosovë. T`u lejohet mjekëve që diplomojnë në Prishtinë të kryejnë praktikën në Kosovë”, thuhet tutje në rezolutë.

Poashtu kërkohet që Kuvendi përmes komisioneve parlamentare ta përcjellë gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/resheva-gjilani.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Ambasadori i Turqisë vizitë në Këshillin Kombëtar Shqiptar
Hanife Hamidi, studentja shqiptare nga Presheva me bursën e Turqisë e ndryshoi jetën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration