Bujanoci me numrin më të madh të lindjeve se të vdekurve në jug të Serbisë
Lokale

Bujanoci me numrin më të madh të lindjeve se të vdekurve në jug të Serbisë

12.Jul.2018 10:52
0
Në jug të Serbisë komuna e Bujanocit është në rritje të popullsisë duke pasur për bazë numrin e të lindurve dhe atyre të vdekurve brenda vitit, shkruan Titulli.com.

Sipas të dhënave për vitin 2017 nga Instituti Republikan për Statistika në të gjitha vendet në jug të Serbisë përveç komunës së Bujnocit numri më i madh është i atyre që kanë vdekur se kanë lindur në këtë rajon.

Këto të dhëna tregojnë se vitin e kaluar në komunën e Bujanocit janë lindur 426 fëmijë ndërsa 387 persona kanë vdekur ndërsa në Nish që ka afro 260 mijë banorë gjatë vitit 2017 kanë lindur 2.498 fëmijë ndërsa kanë vdekur 3.417 persona.

Situatë e tmerrshme është në Vrajë në të cilin vitin e kaluar kanë lindur 780 fëmijë ndërsa kanë vdekur 2.158 persona në këtë qytet me afro 81 banorë, transmeton Titulli.com.

Instituti Republikan për Statistika i Serbisë njofton se nga viti 2007-2017 numri i banorëve në bazë të dhënave për lindjet e reja është zvogëluar për 392.000 persona.

Në Serbi numri i banorëve për vitin 2017 është vlerësuar të jetë 7.020.858 prej tyre 51,3% të gjinisë femërore dhe 48,7% meshkuj./Titulli.com/

Haziri: Jam për rishikimin e kufijve me Serbinë, LDK ruan parimin e kufijve të vitit 1974
Arifi: Nuk sjellim agjendë të re në politikëbërjen e Luginës së Preshevës (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration