Bujanoc: Botohet monografia shkencore "Trafikimi me organe njerëzore si formë e krimit të organizuar" nga autori, Fejzi Beqiri
Lokale

Bujanoc: Botohet monografia shkencore "Trafikimi me organe njerëzore si formë e krimit të organizuar" nga autori, Fejzi Beqiri

30.Mar.2024 00:35
0
Pas një pune disa vjeçare shkencore, në Prishtinë u botua monografia shkencore "Trafikimi me organe njerëzore si formë e krimit të organizuar", të autorit profesor dhe doktori ishkencave juridike, Fejzi Beqiri nga komuna e Bujanocit.
 
"Kjo monografi i referohet analizës së trafikimit me organe njerëzore si formë e krimit të organizuar, në aspektin social, juridik, kriminologjik, politik, me qëllim të shpjegimit shkencor të kësaj dukurie negative dhe të rrezikshme shoqërore. Nga ky këndvështrim, studimi është fokusuar në zgjidhjet ligjore krahasuese të vendeve fqinje", ka shkruar autori Beqiri.
 
Ai ka shprehur falënderim për angazhimin, sugjerimet dhe vërejtjet prë recensentët Prof.Dr. Sc. Mirvete Zogjani-Uka dhe Prof. Asoc.Dr. Safet Krasniqi.
 
Reecensentja Prof.Dr. Sc. Mirvete Zogjani-Uka ka folur për librin e e autorit.
 
"Trafikimi me organe njerëzore si formë e krimit të organizuar”, është libër me interes jo vetëm për studentët e drejtësisë por edhe për prokurorë, gjyqtarë e avokat. Prof.dr. Fejzi Beqiri ju falemnderit për besimin e dhënë. Kam punuar me kënaqësi, e mezi pres ta kem në duar librin, tash si lexuese", ka shkruar Uka.
 
Autori, Fejzi Beqiri është kryeshef për arsim pranë administratës komunale në Bujanoc dhe i angazhuar profesionalisht në Universitetin "Kadri Zeka" në Gjilan,
 
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ejzi-beqiri.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Vuçiq për dinarin: Serbisë po i kërkohet ta shesë Bankën e Kursimeve Postare
Racizmi dhe ksenofobia i largojnë punëtorët e huaj nga Gjermania
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration