Titulli me dizajni të ri dhe mundësi të reja për diasporën shqiptare
Lokale

Titulli me dizajni të ri dhe mundësi të reja për diasporën shqiptare

26.Jan.2014 00:08
0
Menaxhmenti i Portalit të Pavarur Informativ Titulli po punon vazhdimisht në përmirësimin e kualitetit të lajmit duke i bërë gjithnjë më objektiv dhe të saktë informacionet e plasuara në opinionin publik, gjithashtu po punon edhe në ndryshimin e dizajnit dhe përshtatjes së kërkesave të lexuesve në Luginë. Duke e parë inovacionin që po bëhet nëpër media kombëtare të rajonit, Titulli ka ndryshuar skemën e rubrikave dhe dizajnin e faqes. Titulli, tani ka një pamje të re të faqes e cila i mundëson lexuesit të hulumtoje me lehtë informacione nga rubrikat e tyre të preferuara duke përdorur edhe një mundësi shtesë kalendarin e arkivit si mundësi të kërkimit sipas datave të preferuara të lexuesve. Risia tjetër është edhe krijimi i një rubrike të veçantë për diasporën shqiptare të këtij rajoni. Duke e parë interesimin e popullatës shqiptare që jetojnë nëpër vende të ndryshme të Evropës dhe Amerikës. Menaxhmenti i këtij mediumi ka hapur rubrikën “Diaspora” dhe ka vendosur në vendin kryesorë të faqes (ana e majtë në pjesën e lartë të faqes) e cila do të jetë gjithnjë në shërbim të të gjithë lexuesve tonë në diasporë.

Diaspora-1

  Titulli ka plane edhe projekte të shumta  në të ardhmen për diasporën tonë, duke filluar kështu në Zvicër, vendet tjera të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Andaj përmes këtij shkrimi redaksia e Titullit falënderon bashkëpunëtorët (gazetarët) vullnetar të diasporës në Zvicër dhe Amerikë që kontribuojnë vazhdimisht në prezantimin e aktiviteteve të ndryshme shqiptare në vendet ku jetojnë. Redaksia e Titulli është e orientuar që përmes gazetarisë objektive dhe të saktë të kontribuojë  në ruajtjen e vlerave  kombëtare, shoqërore dhe potencialeve njerëzore të shqiptarëve të rajonit të Luginës pavarësisht ku jeton ajo, qoftë në vendlindje apo diasporë. Puna e vazhdueshme 2 vjeçare dhe një përkushtim i pakrahasueshëm për avancimin e gazetarisë në këtë rajon, Titulli është bërë një nga mediumet më të besueshëm në Luginë. Falë saktësisë dhe objektivitetit të lajmeve të prodhuara, Titulli është bërë burim informacioni për shumë media kombëtare shqiptare të rajonit, mediat kombëtare në Serbi dhe së fundmi edhe për mediat ndërkombëtare. Diaspora   Gjithashtu redaksia e Titullit vazhdon të ruaj primatin e mediumit  më të hapur në Luginë për të gjitha grupimet politike, grupet e ndryshme kulturore e fetare dhe se punon vazhdimisht në ruajtjen e interesit të qytetarëve dhe opinionit publik. Menaxhmenti i Titullit falënderon të gjithë lexuesit e faqes dhe njëkohësisht mirëpret të gjitha kritikat e mirëfillta ndaj punës sonë në mënyrë që opinioni të jetë i informuar dhe orientuar drejt. Puna vazhdon, Titulli i saktë dhe objektiv...
Sot 14 vite më parë, UÇPMB doli në skenë (foto)
Barnatorja-stabile, profitabile, e furnizuar mirë dhe efikase
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration