Barnatorja-stabile, profitabile, e furnizuar mirë dhe efikase
Lokale

Barnatorja-stabile, profitabile, e furnizuar mirë dhe efikase

25.Jan.2014 16:11
0
Këshilli Drejtues i Barnatores së Qytetit në Bujanoc në mbledhjen e fundit analizoi punën për vitin e kaluar si dhe diskutoi për planet dhe synimet  për këtë vit. Me këtë rast, u konstatua se vitin paraprak ky ent e ka përmbyllur me mjaft sukses, duke realizuar të gjitha objektivat e parashtruara  para vetes. “Ngjashëm, Barnatorja e Qytetit ka hyrë edhe në vitin 2014, ku të gjitha planet e hartuara kanë nisur të zbatohen për së mbari. Para së gjithash gjendja financiare e këtij Enti është mjaft e mirë dhe stabile që reflektohet edhe në funksionimin normal dhe efikas të barnatores kryesore në qytet dhe degëve të saja të shpërndara nëpër fshatrat e komunës tonë”, thuhet në kumtesën e Entit Shëndetësor “Barnatores e Shëndetit” në Bujanoc. Në këtë njoftim të Barnatores së Shëndetit, si rezultat i kësaj gjendjeje, të punësuarit në afatet e parapara marrin pagat e tyre, kurse furnizimi ecën sipas dinamikës së paraparë dhe nevojave e kërkesave adekuate të konsumatorit. Enti Shëndetësor  “Barnatorja e Qytetit” në çdo kohë është e pajisur me të gjitha barnat dhe pajisjet tjera të medikamenteve duke u dalë për ballë klientëve të vet si në cilësi ashtu edhe në kualitet të lartë të shërbimeve. Një bashkëpunim të shkëlqyeshëm ky ent ka edhe me të gjithë furnitorët e prodhimit dhe të distribuimit të medikamenteve por edhe me Fondin për Sigurime Shëndetësore e Pensionale. Barnatorja-2 Në këtë drejtim, kur është në pyetje bashkëpunimi me furnitorët, Barnatorja e Qytetit me përpikëri u përmbahet rregullave të njohura të veprimit që funksionojnë në bazë të pagesës së afatizuar të produkteve që në zhargonin komercial quhet “Valuta e pagesës së afatizuar”. “Kështu, për shembull,  ndodhë që në momente të caktuara ky ent të ketë obligime financiare ndaj furnitorëve të caktuar, mirëpo ndodhë që Fondi për Sigurime Shëndetësore dhe Pensionale të ketë obligime dyfish më të mëdha ndaj barnatores, që automatikisht i bie se barnatorja brenda pak ditësh futet në suficitë”, thuhet në kumtesë. “Në bazë të nenit 15. Ligji mbi kryerjen e obligimeve në afatet në transaksionet komerciale (Fletorja zyrtare RS.nr.119.12) thuhet: Prej 31.03.2013 deri 31.12.2013 afati i kryerjes të obligimeve financiare ndaj furnitorëve mundë të jetë deri në 150 ditë, kurse prej 01.01.2014 deri 31.12.2014 afati i pagesave ndaj furnitorëve lejohet deri në 120 ditë (borxhe të lejuara me ligj dhe të tolerueshme nga furnitorët, çka kurrsesi nuk munden të llogariten si bllokadë).” Të gjitha këto, Entin Shëndetësor  Barnatorja e Qytetit e bëjnë një organizatë mjaft profitabile dhe të qëndrueshme në veprimtarinë e vet. Si rrjedhojë, ky ent asnjëherë nuk ka qenë në bllokada financiare dhe as që ka predispozita që një gjë e tillë mund të ndodhë në të ardhmen. “Puna efikase e këtij enti është edhe rezultat i bashkëpunimit dhe koordinimit të mirë me pushtetin lokal, i cili në saje të aftësive efektive menaxhuese bëjnë  që edhe kjo veprimtari të funksionojë si stabile por edhe me trendë pozitive drejt avancimit dhe ngritjes të kapaciteteve të mëtutjeshëm”, thuhet në kumtesën e Këshillit Drejtues të Entit Shëndetësor Barnatorja e Qytetit – Bujanoc./Titulli.com/
Titulli me dizajni të ri dhe mundësi të reja për diasporën shqiptare
Sulmuesi ishte norvegjez, xhandari në gjendje të rëndë (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration