Tërnocasit në Zvicër mobilizohen për ndërtimin e shtëpive në Luginë
Lokale

Tërnocasit në Zvicër mobilizohen për ndërtimin e shtëpive në Luginë

11.Nov.2013 23:40
0
Në Biel Bienne janë takuar dy organizatat nga Lugina me seli në Zvicër, me përfaqësuesit e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore (FHKL) që ka marrë iniciativën për ndërtimin e 100 shtëpive në komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Shoqata “Agimi” me seli në Avenches dhe “LMT” (Lidhja e Mërgimtarëve Tërnocas) me seli në Zofingen, që tubojnë bashkatdhetar nga Tërnoci i komunës së Bujanocit, të dielën, janë takuar me përfaqësuesit e FHKL, me ç’rast kanë biseduar rreth aksionit për ndërtimin e 100 shtëpive për familjet me kushte të rënda, transmeton Titulli. Përfaqësuesit e shoqatave u shprehën të kënaqur me këtë projekt të Fondit Humanitar, për të cilin thanë se “ndoshta është i vonuar, por, më mirë i vonuar se kurrë i filluar”, duke premtuar mbështetjen e aksionin, “pasi që është i orientuar për ruajtjen e substancës kombëtare në këto troje shqiptare”. fondi-zvicer-1 Në fund, të gjithë janë zotuar për të dhënë kontributin personal në kuadër të shoqatës së vet për këtë aksion, por njëkohësisht do të bëjnë thirrje për mobilizimin e të gjithë bashkatdhetarëve kudo që janë, që ta mbështesin aksionin që të përmbyllet me sukses dhe kështu të parandalohet shpërngulja e shqiptarëve nga këto troje. Sipas njoftimit të Fondit Humanitar të Kosovës Lindore, shoqata “Agimi” u përfaqësua nga Xhemail Ibrahimi-kryetar, Adem Osmani-sekretar, ndërsa nga “LMT” morrën pjesë Sami Fejzullahu-kryetar dhe përfaqësuesit tjerë si Ahmet Salihu, Rafet Ademi e Skender Jusufi. Në takimin për aksioni  me moton “të ndërtojmë, të shpëtojmë, të parandalojmë”, FHKL u përfaqësua nga kryetari Xhelal Memeti, nënkryetari Ahmet Bektashi, sekretari Adnan Imeri dhe Skender Ismaili arkëtar./Titulli.com/
Dogana e Preshevës kërkon dy punëtorë
Asfalti “niset” drejt Tërnocit, nga shkritorja (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration