Asfalti “niset” drejt Tërnocit, nga shkritorja (foto)
Lokale

Asfalti “niset” drejt Tërnocit, nga shkritorja (foto)

11.Nov.2013 16:42
0
Kompania “Saba Bellça” nga Presheva sot ka filluar asfaltimin e rrugës nga shkritorja (madeni) në drejtim të fshatit Tërnoc. Kjo rrugë me një gjatësi rreth 2.5 kilometra, e cila ishte e asfaltuar shumë kohë më parë, të hënën ka filluar të marrë një pamje të re. Sipas drejtorit të ndërmarrjet Drejtorati për Ndërtim Agim Halitit, zhveshja dhe më pas asfaltimi i kësaj rruge bëhet në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve, në relacionin Bujanoc, Tërnoc, Breznicë, Muhoc dhe Zarbincë.

asfaltimi1

“Për fillim do të asfaltohen 1.5 kilometra rrugë, do të bëhet pastrimi i kanaleve buzë rrugës dhe do të vendosen bankinat”, tha për Titullin, Agim Haliti. Ai sqaroi se për mirëmbajtjen e këtyre rrugëve janë paraparë mjete prej 21.4 milionë dinarë, mirëpo për shkak të rebalancit të buxhetit shtetërorë këto mjete janë reduktuar me mbi 10 milionë dinarë. Andaj, sipas Halitit me mjetet e disponueshme është e pamundur të asfaltohet rruga nga shkritorja (madeni) e deri në hyrje të fshatit Tërnoc (te mulliri).

Asfaltimi2

Ai shpreson se kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, të ndajë mjete nga buxheti për të asfaltuar në tërësi këtë rrugë e cila është dëmtuar shumë. Sipas drejtuesit të Drejtoratit për Ndërtim, rruga do të ketë dy shtresa asfalti, ndërsa së shpejti pritet të fillojë edhe asfaltimi i mbi 3 kilometrave rrugë në drejtim të fshatit Mal Tërnoc./Titulli.com/
Tërnocasit në Zvicër mobilizohen për ndërtimin e shtëpive në Luginë
Halimi: Të na ndihmojnë Shqipëria e Kosova
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration