Të hënën në 12:00 qilimet për lapidarian
Lokale

Të hënën në 12:00 qilimet për lapidarian

20.Jan.2013 18:02
0
Rasti i protestës së të hënën është sikurse rasti i asaj halle, e cila pasi e kreu aktin i’a vëri shulin derës. Shkruan: Jeton Ismaili jeton ismaili Na ishte njëherë një lapidar….. Kështu mund të fillojmë këtë tekst i cili vërtetë nuk e meriton të shkruhet. Por, po e bëjmë këtë pasi që sot është e diel, ditë vikendi, dhe s’kemi me çka të meremi. Qeveria serbe e mbajti fjalën. Priti kalimin e afateve ligjore dhe veproi. E kështu e kanë burrat si Daçiqi e Vuçiqi. Ata nuk tallen me deklarata. Por, përballë qeveritarëve serbë ishin disa lideruca që përveç pampersave të tipit patriot nuk kanë gjë tjetër. Madje, si duket nuk kanë edhe diçka që duhet pasur një mashkull normal, e mos të flasim ato t’i kenë në formë katrori. Prijësit e institucioneve dhe partive politike, sidomos në Preshevë, dëshmuan edhe një herë se përveç llafeve tashmë bajate nuk dinë dhe nuk munden më tepër se kaq. A nuk e vërejti më në fund popullata jonë se sa boshe janë deklaratat dhe kërkesat, se pozita jonë aspak nuk është e njejtë me atë të serbëve në Kosovë?! Ajo mund të jetë e njejtë, por janë liderucat tanë ata që këtë pozitë nuk mund ta bëjnë të barabartë. Nuk janë liderët tanë as Marko Jakshiqi e as Oliver Ivanoviqi. Këta dy të fundit e thërasin popullin me javë të tëra të qëndroj në barikada në Veri të Kosovës, duke i mbrojtur akset rrugore edhe me trupat e tyre. Por, kështu veprohet për vatan. Klasa jonë politike, jo që nuk qe e gatshme të bëjë thirje në mbrojtje të lapidarit, por nuk përfitoi as politikisht. Definitivisht  dështoi edhe kësaj here ta internacionalizoi cështjen e Luginës. Në vend të kësaj kemi disa deklarata gjykuese, të cilat ngjajnë me të pamurit kur vdes dikush. Të hënën një protestë në formë qilimeje dhe mund të ngjaj të ketë një mbledhje të tre kuvendeve në formë mevludi. Ky pra është kaçiku i klasës sonë politike. E kështu nuk ka reciprocitet. Pa e rrezikuar pak prapanicën nuk ta gatuan reciprocitetin as Tirana, as Prishtina e as Bashkësia Ndërkombëtare. Në tërë këtë situatë mbetet vetëm një gjë e vërtetë. Dhembshmëria për dëshmorët dhe për familjet e tyre. Ata dhanë më të shtrenjtën, por klasa jonë politike nuk qe e gatshme t’ja ruaj as emrat në lapidar. Por, për ironi politikanët tanë thonë se nuk e dinë ku e kanë çuar xhandarët lapidarian… Ky është turpi i klasës sonë politike, i cirkut të liderucave tanë. Pasi që dëshmorët kurrë nuk vdesin, nuk e dimë se si kanë reaguar sot nga dimensioni i tyre i botës së amshueshme. Me siguri kanë pështyrë mbi fytyrat e politikanëve tanë…. (Autori është drejtor i RTV Spektrit në Bujanoc, qëndrimet e shprehura në këtë shkrim janë personale)
Lapidari hiqet, Mustafa s’dorëhiqet
Preshevari i mllefosur (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration