Lapidari hiqet, Mustafa s’dorëhiqet
Lokale

Lapidari hiqet, Mustafa s’dorëhiqet

20.Jan.2013 18:27
0
I ka ndërruar fjalët kryetari i Komunës së Preshevës. Deri në këtë moment ai nuk ka dhënë dorëheqjen e premtuar. E tha me gojën e vet edhe ate jo një herë, por tre herë. Mirëpo, ai edhe sot kur nuk e kemi lapidarin qëndron në ulësen e të parit të komunës. Madje ka ndryshuar qëndrim, nga dorëheqja e parevokueshme ka kaluar në shqyrtim nga kryesia e partisë së tij. “Dorëheqjen do ta shqyrtojmë në kryesinë e përgjithshme të Partisë Demokratike Shqiptare, sepse në radhë të parë jam liderë i kësaj parti dhe në ndërkohë do t’iu bëhet me dije qëndrimi i Partisë Demokratike  Shqiptare në lidhje me paraqitjen e dorëheqjes time”, u shprehë sot Mustafa në pyetjen e gazetarit të Titullit se a do të jap dorëheqjen e premtuar? Kryetarit i doli në krah edhe zëvendësi i tij, Skënder Destani, i cili me tonë të lartë në konferencën për gazetarë tha: “Nuk është koha për dorëheqje. Nuk do të japim dorëheqje, jemi të zgjedhur nga qytetarët dhe do t’i përfaqësojmë ata”, u shpreh Destani. Për ti rikujtuar lexuesve si dhe vet kryetarit, drejtuesi i komunës së Preshevës dorëheqjen e tij e paraqiti gjatë një prononcimi të mëhershëm për mediumin tonë, për Televizionin Publikë të Preshevës, si dhe në studion e KTV-së. Ai atëherë, deri sa lapidari ishte i vendosur në afërsi të godinës së administratës së komunës së Preshevës tha se do të japë dorëheqje të parevokueshme në rast se lapidari hiqet në mënyrë të dhunshme nga xhandarmëria. Dorëheqje pat ofruar edhe kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës, Ramiz Latifi i cili edhe mëtej mbanë të njëjtin post. Një liderë demokrat duhet të masë fjalët e tij, të mbajë përgjegjësi por edhe të ketë kujdes me veprimet, të cilat kësaj here vetëm se i kanë kushtuar shumë qytetarëve shqiptarë të Luginës./Titulli.com/
Protesta mund të marrë kahje tjetër?
Të hënën në 12:00 qilimet për lapidarian
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration