Takohen liderët, terminali doganor letër KKSH-së për librat (Foto & Video)
Lokale

Takohen liderët, terminali doganor letër KKSH-së për librat (Foto & Video)

28.Sep.2015 21:05
0
Në orët e mbrëmjes së të hënës, në selinë e KKSH-së në Bujanoc, janë takuar liderët institucional për të biseduar rreth problematikës së teksteve mësimore si dhe letrës që ka pranuar KKSH nga terminali doganor ku po qëndrojnë librat, donacion nga Kosova.

Tekstet mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit filloristë të Luginës së Preshevës vazhdojnë të qëndrojnë në terminalin doganorë, përderisa kjo e fundit sot  i është drejtuar Këshillit Kombëtar Shqiptar për të “arsyetuar” një vonim kaq të gjatë.

Siç ka njoftuar pas takimit kryetari i KKSH-së, Jonuz Musliu, në letër në mes tjerash thuhet se “sipas procedurës, doganimi në raste të tilla mund të zgjasë deri në 20 ditë”, duke mos dhënë sqarime më pas se çka do të ndodhë me këto tekste mësimore për nxënësit e Luginës, donacion nga Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

“Ne nesër do t’ia kthejmë një përgjigje terminalit dhe ministrisë, pasi që ne në qershor të këtij viti kemi kërku nga Ministria e Arsimit e Republikës së Serbisë që nuk kemi asnjë përgjigje, dhe në raste të tilla kur nuk merr përgjigje atëherë duhet që ajo të jetë pozitive”, u shpreh kryetari i KKSH-së dhe Kuvendit Komunal në Bujanoc, Jonuz Musliu, raporton Titulli.com.

Ai, duke shpjeguar se nxënësit në Luginë po mësojnë me tekste jo adekuate, të përkthyera dhe duke marrë shënime, theksoi se përpjekje për lejimin e futjes së teksteve shqipe në shkollat e Luginës po bëhet edhe në Bruksel nga delegacioni i Prishtinës.

“Ministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, është duke biseduar në Bruksel pikërisht për tekstet mësimore dhe për nostrifikimin e diplomave. Mendojë se brenda dy ditëve do të kemi një përgjigje pozitive për lejimin e teksteve në Luginë të Preshevës”, theksoi Musliu, duke apeluar tek nxënësit që të kenë durim deri sa të zgjidhet problemi me këto tekste.

Mbajtja e 104.069 teksteve mësimore, me një vlerë mbi 203 mijë euro në terminalin doganorë në Preshevë ka shtyrë të reagojë edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Arsim Bajramin, i cili ka urdhëruar të gjitha doganat e Kosovës që asnjë libër në gjuhën serbe të mos lejohet të futet në vend, përderisa Serbia po bllokon librat që ka dërguar ministria e tij si donacion.

Ai madje paralajmëroi se për këtë problematikë, në fillim të kësaj jave, do të qëndrojë në Bruksel.

Duhet theksuar se takimit të sotëm nuk iu janë përgjigjur të gjithë të ftuarit nga kryetari i KKSH-së. Sipas Musliut, edhe pse të ftuar në takim, kanë marrë pjesë vetëm kryetarët e komunave Preshevë dhe Bujanoc, Ragmi Mustafa dhe Nagip Arifi, si dhe kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës, Ramiz Latifi.

“Janë ftuar të gjithë, zotri Halimi, Zylfiu...përveç zotri Destanit që ka arsye (ka qenë në orar si mjekë) ndërsa të tjerët nuk kanë arsye të mos marrin pjesë në këtë takim. Unë mendoj se vet mosardhja tregon se nuk jemi unik, mirëpo kjo le të mbetet në ndërgjegjen e atyre”, u shpreh Musliu.

Lidhur me problematikën e moslejimit të përdorimit të teksteve në gjuhën shqipe të ardhura në Luginë nga Kosova dhe nostrifikimit të diplomave të Kosovës në Serbi, të mërkurën (30 shtator), me fillim në orën 18h, deputet Riza Halimi dhe Shaip Kamberi, kanë paralajmëruar mbajtjen e një debati publik në sallën e Kuvendit Komunal në Preshevë.

Të ftuar në këtë debat janë udhëheqësit e pushtetit lokal, Këshillit Kombëtar, drejtorët e shkollave, këshilltarët e KK të Preshevës, punëtorët arsimor si dhe të gjithë qytetarët. /Titulli.com/

VIDEO

Shkolla fillore "Abdulla Krashnica" në Miratoc me kuadër profesional arsimorë, ja cila është brenga kryesore (foto)!
Shqiptarët në Serbi po tkurren në aspektin demografik, social e territorial
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration