Sondazhi: 64 % e qytetarëve aspak të kënaqur me pushtetin në Bujanoc
Lokale

Sondazhi: 64 % e qytetarëve aspak të kënaqur me pushtetin në Bujanoc

18.May.2014 01:39
0
sondazhi-1Se pushteti dita ditës po e rritë pakënaqësinë tek popullata e komunës së Bujanocit tregojnë sondazhet më se të sakta të portalit informativ Titulli. Sondazhi i radhës drejtuar qytetarëve për të vlerësuar punën dyvjeçare të udhëheqësisë së komunës së Bujanoc, i ka bërë me dije këtyre të fundit se nuk janë të kënaqur me qeverisjen e tyre gjatë kësaj periudhe. Sa jeni të kënaqur me punën dyvjeçare të vetëqeverisjes së tanishme në komunë të Bujanocit, ishte pyetja, ku 64 për qind e qytetarëve apo 291 votues u përgjigjën me aspak të kënaqur. Shumë të kënaqur me punën dyvjeçare të pushtetit lokal në Bujanoc ishin 25 për qind ose 114 votues, ndërsa mesatarisht 47 votues apo 11 për qind. Në këtë votim morën pjesë 452 votues unik në një afat prej shtatë ditësh i cili u mbyll në mesnatën e së shtunës. Sondazhi në fjalë tregon edhe gjendjen reale në terren ku mbretëron papunësia e madhe, migrim i të rinjve për në vendet e Evropës perëndimore, politizim të arsimit, të gjitha këto për të arritur qëllimet e një grupi të caktuar të individëve. Anketat e tilla anonime janë një barometër i mirë për qeverisjet që të marrin edhe mendimin e elektoratit që para dy viteve i pruri në pozitat që sot i gëzojnë./Titulli.com/
Preshevarja ia "merr" flamurin Shqipërisë, e dërgon në Rumani
Ku është Taipi janë edhe fitoret
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration