Ku është Taipi janë edhe fitoret
Lokale

Ku është Taipi janë edhe fitoret

17.May.2014 22:34
0
Gjelbrim Taipi shënon edhe njëherë në Challenge Leaguen zvicerane, për të siguruar kështu pozitën e tretë të skuadrës së tij Wil në këtë ndeshje të fundit për këtë sezon FC Wil mundi FC Chiasson me rezultat 3:0, ndërsa ai që nisi serinë e golave për skuadrën vendase ishte 21 vjeçari nga Tërnoci, Gjelbrim Taipi, raporton Titulli. Talenti arriti të shënojë për 1:0 në minutën e 52’ dhe ky rezultat mbeti deri në fund të ndeshjes kur në minutën e 90’ shënon Wellington për 2:0, ndërsa në minutat shtesë golin përfundimtar e shënoi Lombardi për të mbyllë gjithçka me 3:0. Në këtë stinor të parë në Zvicër, tërnocasi 21 vjeçar Gjelbrim Taipi ka pasur një paraqitje të shkëlqyer, duke arritur që skuadrën e tij të re ta ndihmojë me gjashtë gola të shënuar. Gjatë gjithë kësaj periudhe që ka mbrojtur ngjyrat e Wil, Taipi është ndëshkuar vetëm me 4 kartona të verdhë dhe asnjë të kuq. Në fushën e blertë, gjatë tërë stinorit, lojtari nga komuna e Bujanocit ka qëndruar 1917 minuta. Sikurse Arbnor Fejzullahu, një futbollist profesionist, njashtu edhe Gjelbrim Taipi vjen nga shkolla e njëjtë e futbullit, Klubi Futbollistik Tërnoci./Titulli.com/
Sondazhi: 64 % e qytetarëve aspak të kënaqur me pushtetin në Bujanoc
Bujanoci në gjendje të jashtëzakonshme, mes rrezikut dhe mbijetesës (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration