Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc me punonjës të mirë medicinal, Presheva mbetet pa medalje
Lokale

Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc me punonjës të mirë medicinal, Presheva mbetet pa medalje

22.Apr.2015 14:41
0

Shoqata e Punëtorëve Shëndetësorë nga rrethi i Pçinjës ka ndarë mirënjohje për punonjësit medicinal nëpër qendra të ndryshme shëndetësore të këtij rajoni ku bënë pjesë Bujanoci e Presheva.

Kjo organizatë me rastin e ditësë së motrave medicinale, e cila duhet të shënohet më 12 maj ka shpërblyer me shenjën e argjend 1o veta.

Kryetari i Shoqata e Puntorëve Shëndetësorë nga rrethi i Pçinjës Dragan Cvetkoviq ka thënë se në nivel të rrethit ky është viti i katërt i ndarjeve të mirënjohjeve të këtilla.

Çmimin e argjend për këtë vit e kan fituar Lidija Jovanoviq e Svetlana Nikoliç nga spitali i Vranjës, Gordana Kërstiç nga qendra shëndetësore e Surdulicës, Slagjana Grujiç nga shtëpia e shëndetit në vladiçin Han,  Radojka Dimitrijeviç , Liljana Dodiç  e Dushica Stankviç nga shtëpia e shëndetit në Vranjë,  Tereza Ivanova nga shtëpia e shëndetit në Bosilegrad, shkruan ok radio.

Ndërsa nga shtëpia e shëndetit në Bujanoc këtë mirënjohje e kanë fituar Branka Mihajloviq dhe Arnora Sadiku, ndërsa për punonjësit shëndetësorë në shtypin e shëndetit në Preshevë nuk është ndarë ndonjë mirënjohje.

Mirënjohjet i ka dorëzuar Radmila Neshiq, kryetare e Unionit të Shoqatës së Punëtorëve Shëndetësor të Republikës së Serbisë, e cila ka deklaruar se fituesit e çmimit të argjend mund të konkurrojnë edhe për mirënjohjen më të lartë të çmimit të artë, të cilin e ndanë shoqata në nivel republikan.

„Fituesi i çmimit duhet të ketë rreth dhjetë punime shkencore, si edhe t`i kenë të arritura me punën e tyre në kolektiv. Është shpallur edhe konkursi zyrtar në ueb faqe, punonjësit shëndetësor mund të kandidojnë vetë, ndërsa kandidojnë edhe organizatat punuese ose shoqatat“, ka deklaruar Neshiq.

Ceremonia e këtij manifestimi është mbajtur në sallën e kuvendit komunal të komunës së Vranjës dhe kanë marrë pjesë punonjës anëtar të Shoqata e Punëtorëve Shëndetësorë nga rrethi i Pçinjës, e cila në tërësi përbehet prej 880 anëtarëve./Titulli.com/

Kosova do t'i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit shqiptarë të Luginës
Do të hapet "Kapija" e Medvegjës me Kosovën?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration