Kosova do t'i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit shqiptarë të Luginës
Lokale

Kosova do t'i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit shqiptarë të Luginës

22.Apr.2015 08:23
0

Nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës vitin shkollor 2015-2016 do ta fillojnë me tekste shqip që do të dërgohen nga Kosova. Për këtë gjë janë zotuar drejtuesit e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).

Pesë mijë tekste shkollore në gjuhën shqipe, të dërguara nga Kosova ende po mbahen të konfiskuara nga Policia e Serbisë tash e disa vjet, shkruan Epoka e Re.

Këshilltari ministrit Arsim Bajrami, Azem Guri ka thënë se MASHT-i e ka proceduar kërkesën për tekstet shkollore të Luginës së Preshevës. Ndërkohë, mungesa e teksteve shkollore dhe moslejimi i përdorimit i teksteve nga Kosova paraqesin problem serioz për nxënësit e të gjitha niveleve në Luginë të Preshevës.

Guri ka bërë me dije se kërkesat kanë qenë për tekstet bazike si Abetarja dhe Libri i leximit.

“Sipas planit dinamik të MASHT-it, konsiderojmë se viti shkollor 2015-2016 Luginën e Preshevës do ta gjejë me tekste. Nuk mund të flas me shifra se sa ka qenë kërkesa, por ne do ta përmbushim këtë kërkesë”, ka thënë Guri. /Titulli.com/

Sa ushtarë serbë humbën jetën në Leran nga bombardimet e NATO-s? (Foto)
Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc me punonjës të mirë medicinal, Presheva mbetet pa medalje
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration