Shqipërtia zyrtare: Lugina mos të kopjoj kërkesat e serbëve të Kosovës
Lokale

Shqipërtia zyrtare: Lugina mos të kopjoj kërkesat e serbëve të Kosovës

02.Dec.2015 19:45
0
Në pranimin e presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani për nderë të festës së flamurit, kryetari i PVD "“ së, Riza Halimi pati mundësinë të këmbej mendime lidhur me situatën aktuale në Luginë të Preshevës me personalitete të rëndësishme politike, e posaçërisht me ish presidentin dhe ish kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, e deputetin aktual Sali Berisha si dhe ministrin Edmond Haxhinasto.

“Është e rëndësishme të theksohet se sugjerimet që vijnë nga këto personalitete shumë të rëndësishme të jetës politike në Shqipëri janë të koncentruara në domosdoshmërinë e angazhimit unik të faktorit politik Shqiptarë në zgjidhjen e statusit të qëndrueshëm të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës konform Konventave më të avansuara evropiane”, thuhet në deklaratën e Riza Halimit të lëshuar për media.

 Njëkohësisht ata potencojnë se janë kontraproduktive dhe të dëmshme tentativat për t’i kopjuar në mënyrë artificiale kërkesat e Serbëve të Kosovës.

 

Komuna e Preshevës nuk merret me problematikën e refugjatëve
Përfundoi vizita studimore e programit "Punësimi i grave të reja në sektorin e IT-së" (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration