Komuna e Preshevës nuk merret me problematikën e refugjatëve
Lokale

Komuna e Preshevës nuk merret me problematikën e refugjatëve

02.Dec.2015 09:03
0
Komuna e Preshevës gati është përjashtuar nga situata e ardhjes së refugjatëve që kalojnë përmes Preshevës dhe drejtuesit komunal thonë se ata pakë ndihmojnë në këtë drejtim e se nuk është kompetencë e tyre.

Kryetari  i Kuvendit Komunal të Preshevës, Ramiz Latifi gjatë një prononcimi për Portalin Titulli.com thotë se ekzistojnë organizatat tjera ndërkombëtare dhe ministria përkatëse që merret me problematikën e refugjatëve.

“Për t’u kujdesur për refugjatët tani është kompetent Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale dhe UNHCR-ja. Edhe lokacionin për sistemimin e tyre e ka caktuar Ministria në fjalë“ tha Latifi.

Ai gjithashtu potencoi se gjendja në terren është e vështirë sidomos gjatë ditëve të ftohta.

“Refugjatët janë tani në gjendje të vështirë, meqenëse po afrohet edhe stina e dimrit dhe koha ftohet. Sa i përket ndihmave nga komuna për refugjatët, mund të them se Komuna e Preshevës nuk e ka asnjë projekt, apo ndonjë konkluzion të dalë nga kuvendi për t’i ndihmuar tani  refugjatët“, theksoi Latifi.

Në anën tjetër nga zyra e shërbimit për situata të jashtëzakonshme pranë kuvendit komunal të Preshevës thonë se deri më tani janë ndarë vetëm 500 mijë dinarë.

“Nga muaji qershor i këtij viti komuna e Preshevës për refugjatët ka ndarë një vlerë prej 500.000 dinarëve, të cilat mjete janë të harxhuara kryesisht për ushqim dhe sigurimin e toaleteve mobile fillimisht tek lokacioni prapa shkollës fillore“, deklaroi  Nexhmedin Ahmedi drejtues i zyrës për situata të jashtëzakonshme.

Sipas tij nga atëherë për t’u përkujdesur për refugjatët barrën kryesore e ka UNHCR-ja.

“Pas kësaj periudhe përkujdesja e refugjatëve ka kaluar në kompetenca të UNHCR-së, komitetit për refugjatë dhe kryqit të kuq, ata kujdesen në çdo aspekt për ta. Për sezonin e dimrit nga komiteti për refugjatë, janë rregulluar dy salla në stacionin hekurudhor, konkretisht në lokalet e fabrikës së duhanit në Preshevë, me kapacitet për 500 persona, prandaj ata sigurisht kanë projektet dhe planet e tyre për t’u përkujdesur sa më mirë”, shtoi Ahmedi.

Lidhur me ndihmat që ofron komuna e Preshevës për refugjatët Ahmedi shprehet se ato përqendrohen në infrastrukturë , sigurimin e ujit dhe  mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve nga papastërtitë që krijohen./Titulli.com/

Financimi i mediave private në Preshevë, përballet me ndërhyrjen e pushtetit lokal në konkurs
Shqipërtia zyrtare: Lugina mos të kopjoj kërkesat e serbëve të Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration