Shëndetësia në Luginë me probleme, por doemos zgjidhen
Lokale

Shëndetësia në Luginë me probleme, por doemos zgjidhen

29.Oct.2013 17:02
0
Përfaqësuesit politik shqiptarë në Luginë kanë zhvilluar një takim pune me ministren e Shëndetësisë së Serbisë, Slavica Gjukiq-Dejanoviq. Problemet e shëndetësisë në Bujanoc e Preshevë ishin temë e bisedave në Preshevë dhe siç ka mësuar Titulli kanë arritur marrëveshje që në bashkëpunim me pushtetin lokal, qeverinë në Beograd të identifikojnë problemet më kryesore në këtë lëmi dhe të fillohet zgjidhja e tyre në kohë sa më të shpejt të mundshme. Në konferencën për media Gjukiq-Dejanoviq ka thënë se për shëndetësinë se të gjithë së bashku mund të bëjmë diçka. “Ministria e shëndetësisë duhet të jetë ajo që do ti zgjidhë problemet shëndetësore, ku si prioritet absolut e ka quajtur përsëri Maternitetin. Ka mungesë të pajisjeve shëndetësore, e që duhet medoemos të zgjidhen”, tha Gjukiq-Dejanoviq.  Udhëheqësi i grupit për shëndetësi në bisedimet me qeverinë serbe, Skender Destani ka thënë se të gjitha kërkesat e paraqitura para ministres janë pranuar dhe se ato do të zgjidhen. Ai tha se është i kënaqur nga ky takim, dhe është fat nëse edhe ministrat tjerë të punojnë në këtë frymë. Materniteti për Destanin është çështje e kryer, kurse problemet tjera do të gjejnë zgjidhje në takimet tjera. Nga ana tjetër kryetari Trupit Koordinues,  Zoran Stankoviq deklaroi se të gjitha temat që qeveria serbe i ka miratuar më 4 Korrik kanë filluar sot zyrtarisht të bisedohen. Ai ka paralajmëruar edhe takime tjera të ministrave që do të vizitojnë Preshevës. Në muajin dhjetor është paralajmëruar se Preshevën do ta vizitojë ministri i arsimit, po në këtë muaj pritet të hapen edhe temat e çështjeve ekonomike. Kurse fillimi vitit 2014 pritet që ta shtjellojë çështjen e sigurisë në mes të përfaqësuesve politikë të Luginës me përfaqësuesit e qeverisë serbe./Titulli.com/      
Bujanoc, vritet me traktorë
Materniteti në Preshevë, objekt i rrallë në Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration