Bujanoc, vritet me traktorë
Lokale

Bujanoc, vritet me traktorë

30.Oct.2013 14:04
0
Në një aksident të rëndë komunikacioni i cili ndodhi të martën rreth orës 22:20, në fshatin Spançevc të komunës së Bujanocit, jetën e ka humbur Nebojsha Ristiq (41), derisa Dragan Illiq (52) ka marrë lëndime të rënda trupore. Dy të përfshirit në aksident janë nga rrethina e Bujanocit, njoftoi policia. “Deri tek aksidenti erdhi kur Ristiq duke drejtuar traktorin e markës “IMT 539”, në rrugën lokale nga drejtimi i fshatit Klenikë për në Spançevc të komunës së Bujanocit, ka dalë nga rruga dhe me këtë rast si rezultat i plagëve të marra ka vdekur në vendngjarje. Illiq i  cili gjithashtu gjendej në traktorë, kë pasuar lëndime trupore”, tha të mërkurën Dragan Stamenkoviq, zëdhënës i policisë në Vranjë, transmeton OK radio. Ndihma mjekësore Dragan Illiqit i është dhënë në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc, nga edhe është dërguar në Qendrën shëndetësore në Vranjë. Vëzhgimin në vendin e aksidentit e ka kryer zëvendës prokurori i Prokurorisë Themelore publike në Vranjë si dhe zyrtarët policor./Titulli.com/
Bushati kërkon koordinim më të mirë mes faktorit politik shqiptar në Luginë
Shëndetësia në Luginë me probleme, por doemos zgjidhen
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration