Rëndësia e investimit në kapitalin njerëzor
Vështrime

Rëndësia e investimit në kapitalin njerëzor

24.Dec.2013 11:50
0
Njerëzit e duhur në vendin dhe kohën e duhur bëjnë ndryshimin. Esenca e zhvillimit të secilës shoqëri, qëndron në vlerën e kapitalit njerëzor. Asgjë më shumë nuk mund të ndikojë në zhvillim të shpejtuar sesa njerëzit dhe aftësitë e tyre. Shkruan: Jeton Lutfiu jeton luftiu Nga sfidat më të mëdha në realizmin e projekteve është gjetja e personave të duhur të cilët do të jenë pjesë dhe udhëheqës të projekteve. Suksesi dhe dështimi më shumë është lidhur me gjetjen e njerëzve të duhur dhe performancën e tyre sesa me resurset tjera. Njerëzit e duhur do të kenë qasjen e duhur në identifikimin e projektit, ideve dhe do ta planifikojnë rrugën përpara. Njerëzit e duhur do të komunikojnë qartë, drejtë dhe me të gjithë akterët e përfshirë në proces. Jo rrallë mungesa e komunikimit sjell shumë keqkuptime dhe krijon energji negative rreth projekteve. Suksesi do të jetë i mundur vetëm kur të jenë të gjithë akterët në vendin e vet. Pse po shkruaj për çështje teorike të cilat mësohen qysh në shkollat e mesme të menaxhimit të biznesit? Për arsye se ky është problem aktual me të cilin ballafaqohen shumica e vendeve në tranzicion, gjetja, identifikimi dhe tërheqja e njerëzve të duhur për pozita të duhura në qeverisjen lokale. Midis identifikimit të njerëzve të duhur, me kapacitet dhe integritet profesional, përvojë të punës dhe dëshirë për t’i shërbyer vendit duke u ballafaquar me situata jo të lehta dhe pagave të cilat as për së afërmi nuk janë të nivelit të vendeve europiane, lista e njerëzve të gatshëm për t’u angazhuar po ngushtohet bukur shumë. Në këtë ekuacion, kur një udhëheqës synon edhe përfaqësimin e denjë të gjinisë dhe karakteristikat tjera rajonale (pjesëmarrje më e madhe e rinisë në vendimmarrje) apo edhe fetare (për përfaqësim të barabartë të të gjithëve) brenda kufijve të një komune, e kupton një gjë: kemi nevojë për më shumë kuadro, më shumë profesionalizëm, më shumë investime në kapitalin njerëzor. Teodore Schultz është njëri nga autorët më të njohur në trjatimin e çështjeve lidhur me “kapitalin njerëzor”. Sipas këtij autori, investimet në faktorin njeri duhet të konsiderohen si alternativë e investimeve në faktorët material të prodhimit. Ky mendim gjithnjë e më tepër ka përkrahës, për shkak se investimi në njerëz sjell efekte të shumëfishta krahasuar me investimet e tjera, prandaj edhe me të drejtë quhen investime në kapitalin intelektual të një shoqërie. kapitali-njerezor Gabimin të cilin nuk guxon ta bëjë asnjë subjekt, apo ta lejojë ta përsëris nga ata që qeverisën, është të politizojmë postet profesionale dhe udhëheqëse. Përkatësia politike nuk të garanton suksesin profesional, njëjtë sikur në shoqëritë tona përgatitja profesionale nuk ta garanton suksesin politik. Përderisa e shohim se këto elemente nuk mund të përzihen, atëherë ta lëmë secila ta kryejë funksionin e vet. Emërues i përbashkët mbetet kualiteti i individëve të angazhuar, respektivisht cili është kapitali njerëzor. Një prej programeve të para të cilat duhet që t’i iniciojmë është investimi në fondin për programin e bursave të magjistraturës dhe doktoraturës për studentët në komunës së Bujanocit për studime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Adresa jonë për realizimin e kësaj kërkese është Agjensioni për Zhvillim Ndërkombëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vend ky me programet më të avancuara arsimore në botë. E mira e këtyre programeve është jo vetëm pakoja akademike, por e tërë oferta studimore e cila përfshin aftësitë e komunikimit, ekspozimin në kulturat dhe përvojat botërore, hapja e bizneseve të reja, qasja e lehtë në informata, përfshirë edhe praktikat e drejtpërdrejta në korporata apo institucionet tjera ndërkombëtare të cilat veprojnë në SHBA. Adresë tjetër tepër me rëndësi për zhvillimin e mëtutjeshëm të kapitalit njerëzor të komunës tonë janë fondet e Bashkimit Evropian në Serbi. Bashkimi Evropian financon programeve të ndryshme përmes të cilave mund të përfitojnë të gjitha vetëadministratat lokale konkurruese me projekte konkrete në këto programe. Një program shumë interesant  dhe tërheqës për komunën tonë është programi “Exchange”, program i aftësimit të kandidatëve për shkruarjen e projekteve sipas procedurave të komisionit Evropian, në mënyrë që të na lehtësojë konkurimin nëpër të gjitha programet që ofron Bashkimi Evropian si dhe ministritë përkatëse të Republikës së Serbisë (psh. fondet e IPA-s Instrument for Pre-Accession assistance,  program që mundëson ndihmë financiare pa kthim për: përmirësimin dhe forcimin e institucioneve, mardhëniet ndërkufitare, zhvillimin rajonal, zhvillimin e resurseve njerëzore dhe zhvillimin rural). Duhet hequr dilemat dhe komplekset që askush në strukturat udhëheqëse nuk din të shkruaj projekte, e ata pak që dijnë, të luajn rolin e Papës nëpër komuna. Është koha dhe momenti i duhur që t’i qasemi më seriozisht kësaj problematike, e të ecim me kohën, sepse kemi kuadro që me pak angazhim, mund t’i sjellin shum të mira komunës. Investimi me kthimin më të sigurt dhe me vlerën më të madhe për secilin projekt është investimi në kapitalin njerëzor. Ajo çfarë i duhet vendit tonë tani është kthimi i investimit në vendlindje prej nga ekziston ky kapital, si dhe krijimi i kushteve për njerëzit më meritorë që jetojnë jashtë komunës së Bujanocit, që të kthehen e të japin kontributin e tyre në vendlindje. Nëse diçka do ta bëjë ndryshimin dhe do të ndikojë shpejt në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve, është kapitali njerëzor i ngritur dhe i avancuar. Rrugë të shkurtër dhe të lehtë nuk ka drejt suksesit, por ka vetëm një rrugë, nëpërmjet individëve profesionalistë dhe me integritet. (Autori është Master i shkencave ekonomike)
Marrëzia e profesorit (video)
Mas(k)at në veprim
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration