Mas(k)at në veprim
Vështrime

Mas(k)at në veprim

24.Dec.2013 11:48
0
Është krejt normale ta ndihmoj shoku-shokun, ngase “miku është mik në të keqe në rrezit!” Shkruan: Sevdail Hyseni sevdail hyseni Akuzat  kundër ish drejtorit të RTV “Bujanoci”, Sevdail Hyseni, vazhdojnë, tashmë edhe nga drejtori aktual i këtij institucioni, Hajredin Ademi. Ky farë drejtori është ngritur këmbë e duar në mbrojtje të “pobratimit”, Nexhat Behluli, të cilin e ka xhan vetëm në facebook. Për t’ia lehtësuar barrën e përgjegjësive “jaranit të pites”, Dino Ademi, ka renditur një varg argumentesh me të cilat mundohet ta bind opinionin se në RTV “Bujanoci”, ka pasur parregullësi, lëshime, keqpërdorime etj.etj. Për t’ia lehtësuar fushatën mediale “lubimcit” të tij, Dino Ademi, e përdorë gjithë arsenalin gojor, rrugor e zyrtar. Është krejt normale ta ndihmoj shoku-shokun, ngase “miku është mik në të keqe në rrezit!” Ato që servohen në shkrimin e Dino Ademit kundër ish drejtorit të RTB-së, aspak nuk janë risi edhe nuk na befasojnë. Jemi mësuar me akuzat e tilla qe dy vjet rresht edhe ate t’i dëgjojmë qoftë në seancat e Këshillit Komunal, qoftë në ato të Kuvendit Komunal, qoftë në debate televizive, në rrugë, nëpër ndeja e restorante etj. Nuk thuhet kot, sulmi është mbrojtja më e mirë. Duke e akuzuar ish drejtorin e RTV “Bujanoci”, drejtori I mëparshëm Abedin Raqipi dhe ai aktual Dino Ademi, mbulojnë paaftësitë menaxhuese e profesionale të kësaj ndërmarrjeje publike  cila për ditë e më shumë po fundoset në një greminë të pa fund. Për dy vjet rresht në RTV “Bujanoci” u ndërruan dy drejtorë, të cilët këtë ndërmarrje lëre që nuk arritën ta drejtojnë, por edhe më shumë e kanë rënduar sa ajo po ecën vetëm horizontalisht. Të dy drejtorët gjatë këtyre dy vjetëve, në vend se të punojnë për avancimin dhe afirmimin e kësaj shtëpie mediale, ata u morën me të kaluarën e saj në future (koha e shkuar), pa ndonjë vizion të qartë zgjidhjen e problemeve të grumbulluara prej vitesh. Ndërmarrja Publike RTV “Bujanoci”, është ndërmarrja e dytë pas NP “Komunalia”, që do të drejtohet nga masat e përkohshme, për të mos thënë të dhunshme. Alternativë tjetër nuk ka. Organi i përkohshëm do ta drejtoj NP- RTV “Bujanoci” deri në privatizim, i cili mund të ndodh jo më larg se vitin e ardhshëm. Po ku do të shkoj Dino Ademi, pas këtyre proceseve, është mësuar të jetë me funksione të drejtorllëkut. E ka një vend të sigurt në zyren për zhvillim e cila në të ardhmen do të bëhet një odë për burrat e dështuar në funksione. Kemi edhe disa të dhëna me rëndësi për lexuesit e portalit “Titull”-i. RTV “Bujanoci” është një nga mediumet më të rralla në rajon, meqë emeton program në tri gjuhë: shqip, serbisht dhe magjupisht, duke përmbushur kërkesat e qytetarëve për tu informuar në gjuhën e tyre amtare. Duke qenë medium i rrallë në rajon për skemën programore, ai, gjithashtu mbetet medium specifik edhe për strukturën udhëheqëse të saj. Komuna e Bujanocit përbëhet prej 59 vendbanimeve e RTV “Bujanoci” udhëhiqet vetëm nga tërnocalitë. Shembull konkret: Hajredin Ademi, drejtor, Mukarrem Ahmeti, kryeredaktor, Vedat Vehbiu, redaktor, Naim Salihu, kryetar i Këshillit Mbykëqyrës, që të gjithë nga Tërnoci. No koment! Nuk ka institucion si ky i RTV “Bujanoci”, të udhëhiqet kësisoji (me lokalizëm) as në Serbi e as në Evropë e Azi. Po gjërat nuk mbarojnë me kaq. Dina Ademi e la Agjencinë Turistike, pasi e punësoi të vëllain dhe erdhi me kënaqësi në RTV “Bujanoci” , ngase për dallim nga ai i mëparshi, i cili ksihte 8 milion din në buxhet, ky i dyti i ka 33 milioin din. Për të ardhur në këtë funksion Dina shkeli mbi dy lluçanas: Abedin Raqipi dhe Nexhat Behluli, të cilëve u ka mbetur vetëm TV “Spektri” dhe Kabllori. Më kujtohen vargjet satirike të Nolit tonë të madh, të cilat edhe sot tingëllojnë aktuale: “Dhe Feridi faqe ndërron, dje shante sot lavdon!”. Interest deri dje Aga Dinë e Aga Xhatë e kanë sharë RTV “Bujanoci” se ka shumë punëtorë dhe buxhet, të cilat nuk i disponon as BBC-ia, e sot nuk e kanë për turp të qëndrojnë në ballë të tij.
Rëndësia e investimit në kapitalin njerëzor
"Maskarallëqet dhe keqpërdorimet duhet zbardhur deri në fund"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration