Refugjatët në Preshevë ndihmohen edhe nga diaspora lokale
Lokale

Refugjatët në Preshevë ndihmohen edhe nga diaspora lokale

17.Dec.2015 19:42
0
Organizata "žInternational Human Center" me seli në Preshevë, është njëra prej organizatave vendore që ka ndihmuar refugjatët nga Lindja e mesme me ushqim dhe veshmbathje.

Kryetari i kësaj organizate, Ridvan Agushi, thotë se kanë filluar të ndihmojnë refugjatët nga muaji qershor i këtij viti. 

„Refugjatët e ardhur nga Siria dhe nga vende të tjera, të cilat kanë ardhur në komunën tonë, i kemi ndihmuar kryesisht me veshmbathje dhe ushqim“, shprehet Agushi për portalin informativ Titulli.com. 

Ai thotë se ndihmat që kanë shpërndarë për refugjatët i kanë siguruar donatorë të ndryshëm, në mesin e tyre ëshe qytetarët e komunës së Preshevës që jetojnë në diasporë.  

„Deri më tani për refugjatët kemi ndarë 1000 kg pako me veshmbathje dhe 1220 shujta ushqimi, të cilët i kemi siguruar donatorët që kanë dashur të mbeten anonim, njëri nga fshati Rahovicë dhe dy bashkëatdhetarë tanë që jetojnë në Gjermani“, thekson ai. 

Ndërkaq, lidhur me ndihmat e mëtutjeshme, Agushi thotë se prej nëntorit nuk kanë aktivitete në këtë drejtim, pasi që, sipas tij, përgjegjësit e qendrës për pranim i kanë thënë se nuk ka nevojë më për ndihma brenda qendrës. 

„Tanimë refugjatët janë brenda dhe nuk po na lejojnë t’u ofrojmë ndihma. Përgjegjësit na kanë thënë se më nuk ka nevojë për ndihma brenda kampit, sepse tani të gjithë refugjatët janë nën mbikqyrje të UNHCR-it“ thotë Ridvan Agushi kryetar i Organizatës humanitare „International Human Center“, me seli në Preshevë./Titulli.com/

 

Polici godet refugjatin në Preshevë
Inaugurohet objekti për dimër edhe për 600 refugjatë në Preshevë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration