Inaugurohet objekti për dimër edhe për 600 refugjatë në Preshevë (video)
Lokale

Inaugurohet objekti për dimër edhe për 600 refugjatë në Preshevë (video)

17.Dec.2015 23:59
0
Ministri për Punë dhe Çështje Sociale, Aleksandër Vulin dhe ambasadori i i Mbretërisë së Norvegjisë Arne Sanes Bjoristal kanë hapur në qendrën për pranimin e refugjatëve edhe një ambient shtesë për refugjatët që do të shërbej për sezonin e dimrit, shkruan Titulli.com.

Në korridorin e fabrikës së  renovuar  të ish-industrisë së duhanit në Preshevë tani mundë të stacionohen edhe 650 refugjatë në kushtë të mira.

“Refugjatët gjatë dimrit mundë të rrinë sa dëshirojnë. Këtu në Preshevë kemi kapacitete më të mëdha dhe kjo është faza e parë, ndërsa në të dytën do të ketë edhe më shumë kapacitet”, deklaroi Vulin.

Ai tha se Serbija tani në territorin e vet mundë brenda ditës të akomodoj në ambiente të nxehta rreth 6000 refugjatë.

“Serbija duhet të jetë krenare në atë që ka bërë deri më tani për refugjatët dhe si ka punuar me ta. Norvegjia gjithmonë do të ndihmojë. Kemi dhënë 3.2 milion euro për ndihmë të refugjatëve përmes programeve të ndryshme”, theksoi ambasadori Arne Sanes Bjoristal.

Pas inagurimit të ambientit të ri, Vulin dhe ambasadori Arne Sanes Bjoristal vizituan edhe kampet në fshatin Miratoc që gjatë javëve të fundit  po kalojnë deri në 4000 refugjatë brenda ditës./Titulli.com/

 

Refugjatët në Preshevë ndihmohen edhe nga diaspora lokale
Integrimi i shqiptarëve në Serbi, qytetarët fajësojnë qeverinë dhe politikanët lokal (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration