Raincë, mbytet në pishinë 12 vjeçari nga Letovica
Lokale

Raincë, mbytet në pishinë 12 vjeçari nga Letovica

25.Jul.2015 23:41
0
12 vjeçari Ibrahim Saqipi nga Letovica e Komunës së Bujanocit humbi jetën sot (e shtunë) derisa po lahej në pishinën "Aqua Park" në fshatin Raincë.

Sipas familjarëve ngjarja ka ndodhur pas orës 15h, në pishinën në fjalë ku edhe ishte provuar reanimimi, por pa rezultate.

Më pas dymbëdhjetë vjeçari është dërguar drejt shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, ku vetëm se është konfirmuar vdekja e të riut.

I ndjeri në pishinë kishte shkuar me shokë dhe të afërm. Ibrahim Saqipi, i lindur më 23.09.2003, këtë verë kishte përfunduar klasën e pestë në shkollën fillore “Ali Bektashi” në Letovicë.

Siç i kanë thënë familjarët portalit informativ Titulli.com, varrimi i të riut do të bëhet të dielën (26 korrik 2015), pas namazit të drekës në varrezat e fshatit Letovicë. /Titulli.com/

Kolona në të dy anët e kufirit (Foto)
Gjeneratat e reja, sfidat e reja!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration