Gjeneratat e reja, sfidat e reja!
Lokale

Gjeneratat e reja, sfidat e reja!

26.Jul.2015 16:25
0
Iniciativa Akademike "Forum 10", me ndihmën e Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Serbi, shpallë ftesë për pjesëmarrje për pjesëtarët të nacionalitetit pakicë shqiptarë dhe boshnjakë në projektin "žGjeneratat e reja të të rinjëve në sfidat e reja "“ liderët e pakicave nga Sanxhaku dhe jugu i Serbisë".

Projekti ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të të rinjëve nga Sanxhaku dhe jugu i Serbisë në marrjen e roleve aktive në proceset shoqërore nga rëndësia e avansimit të të drejtave të njeriut, drejtave të veçanta të pakicave, përmes krijimit të mekanizmave për pjesëmarrjen aktive të tyre në proceset e mendimit kritik, inkurajimit në dialogun dhe propozimin e politikave praktike dhe zgjidhjen e problemeve të cilat cenohen në sferën e ralizimit të të drejtave për pakicat nacionale shqiptare dhe boshnjake në Serbi.

Projekti do të mundësoj edukimin e të rinjëve, të cilët njihen si lider potencial të ardhshëm në bashkësitë e tyre, nga fusha e drejtave të njeriut dhe pakicave dhe eurointegrimeve, si dhe aftësimi i tyre për punimet e tyre të ardhshme hulumtuese dhe publike, si dhe veprimtarive publike.

Projekti përfshin modulin/seminarin tre ditor i cili do të mbahet gjatë shtatorit dhe tetorit në Novi Pazar, Bujanoc dhe Vranjska Banjë.

Është paraparë edhe mbajtja e konferencës rajonale “Gjeneratat e reja të të rinjëve në sfidat e reja”. /Titulli.com/

Raincë, mbytet në pishinë 12 vjeçari nga Letovica
5.000 dinarë gjobë nëse nuk e vendosni rripin i sigurisë në ulëset e pasme!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration