Punon stomatolog në Prishtinë, vendimi për tri doza e lë në Bujanoc (video)
Lokale

Punon stomatolog në Prishtinë, vendimi për tri doza e lë në Bujanoc (video)

26.Jan.2022 07:57
0

Stomatologu Rijad Xhemaili nga Bujanoci ka thënë se nuk po u lejohet hyrja në Kosova pa dozën e tretë të vaksinës kundër virusit Covid-19, shkruan Gazeta Express.

Ai tha se është dashur që të jetë në Prishtinë, por se për shkak të masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës, Xhemaili tha në emisionin “Frontal”, në T7 se nuk po mundet që ta kalojë kufirin.

“Unë është dashur që të jem në Prishtinë, por arsyeja që tash e kanë bërë me tri vaksina, ne shumë pak kohë i kemi marrë dy vaksinat e para dhe tash nuk mundemi me i marrë të tretat për shkak të kohës se nuk i kemi bërë gjashtë muaj”, deklaroi ai.

Shqiptari nga Lugina tha se ai në Prishtinë studion dhe punon. 

“Normal neve na duhet patjetër me qenë dhe rregullisht vijmë atje, por shkaku i vaksinës këtë javë nuk kemi mundur që të hymë. Atje studiojmë dhe punojmë”, tha ai,

Më tutje, ai në “Frontal” deklaroi se ka provuar që ta kalojë kufirin por se një gjë e tillë nuk është lejuar nga zyrtarët kufitar.

“Për besë nuk e di. Po presim ndoshta e merr ndonjë vendim Qeveria. Ne kemi provuar dhe kemi qenë deri në kufi me pa a është i vërtet ky lajm por na kanë thënë që për shkak të vaksinës nuk mundemi me hy në territorin e Kosovës”, ka thënë ai. /Express/

VIDEON e emisionit mund ta shikoni KËTU.

Buja: Lugina t’i bashkohet Kosovës dhe veriu i Kosovës t’i bashkohet Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration