Protesta në Turi jep rezultate, udhëheqësia ndryshon qëndrim (foto & video)
Lokale

Protesta në Turi jep rezultate, udhëheqësia ndryshon qëndrim (foto & video)

16.Jul.2014 22:17
0

Të martën bllokuan punimet pasi kishin filluar përgatitjet për asfaltim të rrugëve dytësore dhe jo ato që ishin dakorduar më herët, ndërsa nën presionin e banorëve dhe udhëheqësisë së fshatit gjenden mjetet për më pak se 24 orë për të asfaltuar të gjitha rrugët e fshatit Turi.

“Se kërkesat e popullit duhet respektuar tregon veprimi i sotëm dhe jo mashtrimi që u tentua të bëhej një ditë më parë”, i tha me anonimitet portalit informativ Titulli njëri nga banorët që gjatë ditës së djeshme protestoi për mënyrën e nisjes së punimeve nga rruga e cila nuk ishte në marrëveshje në mes të drejtuesit nga ndërmarrja publike Drejtorati për Ndërtim dhe kryetarit të Bashkësisë Lokale.

Me ndërmjetësimin e palëve të mërkurën u arrit marrëveshja që të shtrohen të gjitha rrugët, ashtu edhe siç ishte kërkesa e djeshme, “Ose krejt rrugët ose asnjë centimetër asfalt!”

Sot për dallim nga dita e protestës, drejtori i ndërmarrjes publike Drejtoratit për Ndërtim Agim Haliti në shoqëri të kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit dhe delegacionit nga administrata komunale, ishte dukshëm më i “zbutur”.

Ai që dje “kërcënonte” delegacionin por edhe kryetarin e Bashkësisë Lokale të Turisë Shefket Ibishin se nëse nuk lejojnë punimet nuk do të shtrojnë asfaltin, sot shprehet kështu.

“Fshati Turi do të ketë një infrastrukturë të përkryer, sidomos rrugët që tashmë do të asfaltohen”, tha ndër të tjera Haliti.

Edhe kryetari Arifi theksoi se ky vendbanim nuk do të lihet anash duke qenë të barabartë me vendbanimet tjera.

Gjithashtu banorët theksojnë se vetë kryetar Arifi tani i ka premtuar asfaltimin e të gjitha rrugëve në fshat, përderisa një ditë më parë nga udhëheqësi i ndërmarrjes ishin “kërcënuar” me ndërprerje të punimeve.

“Kur pe shifkan zorin paret pi gjejshin për ma pak se një ditë”, i tha një tjetër qytetarët me anonimitet Titullit. Ndërsa kishte edhe nga ata qytetarë që përkrahën udhëheqësinë lokale në zgjidhjen e kësaj problematike.

“Me këtë marrëveshje të arritur u bë mirë, pasi edhe fshati pat filluar të përçahet”, thotë banori tjetër.

Mirëpo, pakënaqësitë për këto punime, sot gjatë paradites, gazetarit të portalit informativ Titulli ia ka shprehë kryetari i Bashkësisë Lokale të këtij fshati, Shefket Ibishi.

Ai me këtë rast theksoi se nëse nuk do të shtrohen rrugët ashtu siç jemi marrë vesh, atëherë ku kemi qëndruar 700 vite pa asfalt, rrimë edhe 700 të tjera.

“Marrëveshja jonë ka qenë për shtrimin e rrugës kryesore dhe dy rrugëve tjera, mirëpo Agimi (drejtori) çka ka bo dallaveret e veta, drejtpërdrejtë mund të thomë Agimi po rren, se ajo rrugë ku e ka nisë me shtru nuk u kon rrugë, ajo bile ekziston si përrua, mirëpo interesat e tij personale nuk i di unë. Atë ditë kur e kanë matë sjam kon se nuk e kisha lon me matën, vetëm deri ku ka qenë fjala”, shprehet kryetari i Bashkësisë Lokale, Shefket Ibishi, duke thënë se është në krahun e shumicës.

Ai numëron edhe investimet e bëra në këtë fshat nga pushteti lokal, duke theksuar se kjo udhëheqje e tanishme ka mundësuar shtrimin e kanalizimit ku 70 për qind është financuar nga buxheti ndërsa 30 për qind me pjesëmarrje të banorëve.

Gjithashtu, sipas Ibishit, “ujësjellësi i sjellur në fshat nuk është bërë më mjete të komunës, por nga Mbretëria e Norvegjisë, përderisa banorët kanë paguat kyçjen në rrjet”.

Ai nuk la pa përmendur investimet e bëra në mandatin e kaluar nga kryetari i atëhershëm, tani deputeti Shaip Kamberi.

“Në mandatin e Shaip Kamberit na ka ndihmu komuna, e kemi përforcu rrymën me pesë shtylla të reja si dhe gypat e instaluara në përroska”, thotë kryetari i Bashkësisë Lokale.

Në këtë fshat përveç projekteve të lartpërmendura sipas kryetari Ibishi nuk është punuar asgjë tjetër.

Vlen theksua se investimet e tilla të pjesërishme mund të shkaktojnë përçarje në mesin e qytetarëve, andaj banorët apelojnë që me rastin e planifikimeve të investimeve nëpër vendbanime, udhëheqësia duhet të marrë parasysh edhe këtë faktorë./Titulli.com./

Aprovimi i vendimit për dy gjuhësi inkurajues edhe për Preshevë e Medvegjë
Bujanoc: KBI dhe Qendra për Punë Sociale i dalin në ndihmë familjes pa shtëpi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration