Bujanoc: KBI dhe Qendra për Punë Sociale i dalin në ndihmë familjes pa shtëpi
Lokale

Bujanoc: KBI dhe Qendra për Punë Sociale i dalin në ndihmë familjes pa shtëpi

16.Jul.2014 23:09
0
Rasti i familjes Selimi ka prekur shumë organizata e individë të cilët kanë vendosur që të fillojnë ta ndihmojnë këtë familje në nevojë.

Kryefamiljari Zjadin Selimi i cili nga 7 maji është kthyer për të jetuar në trojet stërgjyshore, në Zarbicë të Malësisë së Bujanocit, sot ka marrë ndihmat e para pas paraqitjes së rastit të tij në mediumin tonë.

Zjadini i ka thënë Titullit se me ndihmën e një të afërmi ka ardhë në Bujanoc pasi ka marrë ftesën e kryetarit të Qendrës për Punë Sociale (QPS) në këtë qytet,  Njazi Ahmetit.

“Në momentin që kamë lexuar shkrimin për familjen në fjalë jam prekur aq  shumë sa që menjëherë kamë kontaktuar kryefamiljarin dhe e kam ftuar të paraqitet në Zyrën për Punë Sociale”, deklaroi për Titullin kryetari i QPS-së Njazi Ahmeti.

Ai me këtë rast theksoi se Zjadinin e ka ndihmuar me 8 mijë dinarë, një shumë e vogël, por këto ishin mjetet të cilat qendra në atë moment i kishte në dispozicion.

“Ajo familje ka shumë nevojë, kjo ndihmë është vetëm një pikë ujë në det”, tha Ahmeti duke shpresuar që familjen ta ndihmojë edhe në të ardhmen.

“Disa gjëra që bëni ju janë me të vërtetë të mrekullueshme. Ju zbuloni raste të tilla që çdokush ndoshta nuk mundet me i zbulu”, tha kryetari i QPS-së duke nënvizuar se kryefamiljari edhe pse ishte i ftuar më herët për të ardh për të marrë ndihmën, ai këtë nuk kishte mund ta bënte në mungesë të mjeteve.

Nga ana tjetër Zjadini nga Zarbica u shprehë shumë falënderues ndaj Qendrës për Punë Sociale duke theksuar se të hollat e dhuruara sot do t’ia lehtësojnë rinisjen e jetës në Malësi të Bujanocit.

Ai gjithashtu falënderoi edhe Këshillin e Bashkësisë Islame për ndihmën që i kishin dhënë në sende ushqimore e higjienike.

Vlen theksuar se familja Selimi që është kthyer nga Gjilani për të jetuar në vendlindje, në pronën ku dikur kishte shtëpinë, tani ka vetëm gërmadhat e saj, ndërsa përkohësisht jeton në podrumin e shtëpisë së vëllaut, gjithashtu edhe ajo e dëmtuar./Titulli.com/

Protesta në Turi jep rezultate, udhëheqësia ndryshon qëndrim (foto & video)
Zjarri ia morri shtëpinë, kërkojnë ndihmën e institucioneve dhe qytetarëve (foto & video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration