Preshevë: Korrën grurin për t’ia ndarë skamnorëve dhe jetimëve (foto)
Lokale

Preshevë: Korrën grurin për t’ia ndarë skamnorëve dhe jetimëve (foto)

16.Jul.2013 01:56
0
LDP-Presheva-2Grupi i qytetarëve nga Presheva si dhe anëtarët e Këshillit Komunal të Partisë Liberale Demokratike (PLD), kanë korrur grurin për familjet e varfra, projekt i cili është ndihmuar edhe nga dy sponsorët piceria “Loni” dhe autoshkolla “Toni”. Kujtim Sadriu, udhëheqës i këtij grupi pas korrjes së grurit të mbjellur deklaroi se këtë aksion e kanë marrë me vetëdëshirë për të ndihmuar njerëzit në nevojë. “Pasi që jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, falënderimi i takon Zotit që na dha forcën dhe guximin që të vihemi në shërbim, për t’u ndihmuar të tjerëve. Ne kemi grumbulluar rreth 15 tonë grurë, të cilin do ta bluajmë, gjegjësisht ta shndërrojmë në miell, e më pastaj do ta ndajmë, por edhe ndarja do të bëhet në faza. Faza e parë do t’u dedikohet fëmijëve jetimë”, ka thënë me këtë rast Sadriu. I pyetur se cila ishte arsyeja që janë prezantuar si grup i qytetarëve, Sadriu ka thënë se këtë formë e kanë zgjedhur për të mos i dhënë ngjyrë fushate politike.LDP-Presheva-1 “Edhe pse kemi dëshirë të kemi një mandat në asamblenë komunale, ne kemi vendosur që mos ta shfrytëzojmë këtë punë për poena politikë, shpresojmë se punën tonë do ta çmojnë dhe vlerësojnë qytetarët,të cilët dinë të gjykojnë më së miri”, ka përfunduar Sadriu. Partia Liberal Demokrate e Çedomir Jovanoviqit, këshilli në Preshevë, grurin e korrur sot e kanë mbjellur në vjeshtën e vitit të kaluar. Sipërfaqja e mbjellur me grurë prej pesë hektarëve ka dhënë frytë më shumë se sa që kishte  parashikuar në atë kohë Sadriu. Kujtim Sadriu, në nëntor të 2012, kishte deklaruar për Titullin se pret rreth 10 tonë grurë, ndërsa sot ara në fjalë ka dhënë 15 tonë, 50 për qind më shumë se parashikimi i tij./Titulli.com/
Miratoca me rrugë të asfaltuara (foto)
Ballkani në “Verën Kulturore 2013” në Bujanoc (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration