Miratoca me rrugë të asfaltuara (foto)
Lokale

Miratoca me rrugë të asfaltuara (foto)

16.Jul.2013 16:17
0
Miratoc 2Në fshatin Miratocë të Komunës së Preshevës, infrastruktura rrugore po përmbyllet. Rruga me gjatësi prej 350 metra dhe me gjerësi 4 metra tashmë është përfunduar. Përurimin e saj e bënë udhëheqësit e pushtetit lokal të Preshevës njëherësh edhe partnerët e koalicionit kryetari komunës Ragmi Mustafa dhe ai i Kuvendit Ramiz Latifi. Kjo rrugë tash fshatarëve më tepër do t’iu shërbejë gjatë reshjeve të shiut që shumë herë nga balta ka qenë edhe e bllokuar për qarkullim normal. Projektin e asfaltimit të kësaj rruge e ka përshëndetur edhe kryetari kuvendit komunal Ramiz Latifi. Ai ka thënë se  në këtë fshatë me sukses u përmbyllën dy projekte ai i shtratit të lumit në vitin e kaluar dhe ky i asfaltimit në këtë vitë. Latifi për më tepër i gëzohet këtyre projekteve pasi edhe vet vie nga kjo Bashkësi Lokale. Nga ana tjetër kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa bëri të ditur se ky projekt ka kushtuar 4 milion dinarë, ndërsa është bashkëfinancuar nga mjetet e Trupit Koordinues dhe buxhetit të komunës së Preshevës. Asfaltimi i kësaj rruge është përshpejtuar për shkak që t’i krijohen kushte sa më të mira të bashkatdhetarëve tanë që vijnë për pushime në vendlindje./Titulli.com/

Miratoc 3

“Shporta e Ramazanit”, ndihmon sofrat e skamnorëve të Luginës (foto)
Preshevë: Korrën grurin për t’ia ndarë skamnorëve dhe jetimëve (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration