Për shkak të flamurit edhe njëherë në gjykatë
Lokale

Për shkak të flamurit edhe njëherë në gjykatë

16.May.2014 17:54
0
ftesa-beqiri-1Gjykata për kundërvajtje në Vranjë, filiali në Bujanoc, për së dyti herë ka ngritur procedurë ndaj kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) Galip Beqiri lidhur me vendosjen e flamurit Kombëtar në godinën e këtij institucioni me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, 101 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Siç i ka thënë Beqiri sot portalit informativ Titulli, ai tashmë ka marrë ftesën për paraqitje në gjykatë, të cilën duhet ta bëjë të hënën (26 maj) në orën 10h në ndërtesën e gjykatës, në sheshin Karagjorgje Petroviq në Bujanoc. Kryetari i KKSH-së  këtë akt e ka quajtur si një presion psikologjikë e politik, jo vetëm ndaj tij, por edhe ndaj të gjithë shqiptarëve. Në kërkesën e nisjes së procedurës për kundërvajtje mes tjerash thuhet se i pandehuri ka shkelë nenin 41 të paragrafit 1, të pikës 3 – të ligjit mbi përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të Republikës së Serbisë.ftesa-beqiri-2 Në sqarimin e kërkesës për nisjen e procedurës thuhet se flamuri i Republikës së Shqipërisë është ngritë pa qenë i vendosur edhe flamuri i Republikës së Serbisë. Beqiri, një ftesë për paraqitje në gjykatë kishte marrë edhe vitin e kaluar, kur me rastin e vendosjes së flamurit në ballkonin e godinës së Këshillit Kombëtar Shqiptar ishte shënuar 100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, raporton Titulli. Sipas ligjit për pakicat kombëtare në Serbi, simbolet nacionale (flamuri dhe stema) të cilin e shfrytëzojnë shqiptarët në Luginë nuk duhet të jetë i njëjtë me simbolet e shteteve tjera dhe si të tilla nuk mund të përdoren në institucionet e këtij vendi. Shqiptarët e këtyre trevave gjatë shënimit të festave kombëtare në Bujanoc dhe Preshevë përdorin flamurin kombëtare, i cili edhe është flamur zyrtarë i Republikës së Shqipërisë./Titulli.com/
Bujanoci në gjendje të jashtëzakonshme, mes rrezikut dhe mbijetesës (video)
Komuna e Preshevës merr masat në rast të rrezikimit të popullatës (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration