Komuna e Preshevës merr masat në rast të rrezikimit të popullatës (foto)
Lokale

Komuna e Preshevës merr masat në rast të rrezikimit të popullatës (foto)

16.May.2014 16:32
0
Shtabi për situatë të jashtëzakonshme për sigurinë civile në komunën e Preshevës, përsëri sot ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt. Pjesëmarrës ishin të gjithë sektorët dhe anëtarët e shtabit, të cilët informuan për gjendjen në territorin e komunës së Preshevës. Sipas të gjitha informative situate në komunën e Preshevës është e qetë dhe nuk ka problem nga të reshurat e shiut. shtabi-presheve-2 Shtabi komunal për situate të jashtëzakonshme dhe për sigurinë civile, ka marrë qëndrim që nesër prej orës 11:00 të ketë takim të përbashkët me të gjitha shtabet lokale dhe kryetarët e Bashkësive Lokale të komunës së Preshevës, të cilëve do t’iu shpërndahen doracak për mbrojtje nga situate të caktuara, raporton Titulli. Sipas kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ky doracak do t’i jepet çdo familje në komunën e Preshevës. Mustafa gjithashtu njoftoi se është nxjerrë konkluzioni që kujdestaria e emëruar në komunë të jetë 24 orë në shërbim të shtabeve lokale në rast të paraqitjes së problemeve gjatë të reshurave të shiut. shtabi-presheve-3 Sipas tij në këtë gjendje të jashtëzakonshme edhe shtëpia e shëndetit në Preshevë do të shtojë numrin e personelit mjekësor gjatë kujdestarisë. Në gjendje gatishmërie do të jetë edhe NP “Moravica” dhe ndërmarrjet private që kanë mjetet e tyre për kërkim shpëtim. Sipas kryetarit të komunës së Preshevës i cili me automatizëm është edhe komandant i shtabit për situate të jashtëzakonshme, “i tërë ky mobilizim dhe e tërë kjo përgatitje e shtabit për mbrojtje civile nuk do të thotë se do të vije deri te ndonjë katastrofë, por masat do të ndërmerren që për çfarë do situate të jemi të gatshëm dhe të intervenojmë”./Titulli.com/
Për shkak të flamurit edhe njëherë në gjykatë
Afrohen ditët e Komandant Lleshit (programi)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration