Në Bujanoc hajnat në aksion (foto)
Lokale

Në Bujanoc hajnat në aksion (foto)

09.Feb.2016 13:27
0
Gjatë natës së mbrëmshme në qytetin e Bujanocit janë plaçkitur disa lokale, raporton Titulli.com

Në kazinonë “Four queens” në qendër të Bujanocit janë vjedhur një televizor, disa monitorë dhe kompjuteri, ndërsa vlera e dëmeve materiale është rreth dy mijë euro, theksoi për portalin informativ Titulli përgjegjësi i kësaj kazinoje.

Sipas tij, kamerat e sigurisë së lokalit kanë regjistruar dy persona që kanë thyer derën dhe kanë vjedhur sendet e lartpërmendura.

Ndërkaq, edhe në barnatoren bujqësore “Agro Jug” që gjendet në qendër të qytetit plaçkitësit kanë thyer derën dhe sipas punëtorit të kësaj barnatore kanë vjedhur rreth 15 mijë  dinarë që kanë qenë në arkë.

Sipas këtij burimi, kamerat e sigurisë në këtë lokal nuk kanë qenë në funksion gjatë natës së mbrëmshme.

Policia e Bujanocit ka nisur hetimet dhe sot në mëngjes në këto dy lokale ka bërë incizimin e terrenit.

Shërbimi policor në Vranjë i ka konfirmuar OK radios që përveç kazinosë dhe barnatores bujqësore në Bujanoc është plaçkitur edhe një kiosk./Titulli.com/

Hartohet plani për akomodim të gjashtë mijë refugjatëve
Koordinatorja e Zyrës për PMB, Gentiana Shabani kërkon unifikimin e faktorit politik shqiptar në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration