Koordinatorja e Zyrës për PMB, Gentiana Shabani kërkon unifikimin e faktorit politik shqiptar në Luginë
Lokale

Koordinatorja e Zyrës për PMB, Gentiana Shabani kërkon unifikimin e faktorit politik shqiptar në Luginë

09.Feb.2016 18:28
0
Koordinatorja e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Gentiana Shabani ka qëndruar sot në Bujanoc me ç'rast është takuar me Shaip Kamberin, deputet në Kuvendin e Serbisë.

Në këtë takim u diskutuan problemet aktuale të shqiptarëve të shpërngulur nga Lugina e Preshevës që jetojnë në Kosovë, sidomos çështjen e pasivizimit të vendbanimeve të Malësisë së Bujanocit dhe Karadakut të Preshevës, njofton portali 2L Online, transmeton Titulli.com. 

Koordinatorja Shabani kërkoi që kjo shkelje e të drejtave të njeriut që po iu bëhet shqiptarëve të këtij rajoni të ngritet në organet më të larta të Serbisë dhe të Bashkimit Evropian.

Deputeti Kamberi e njoftoi për zhvillimet politike në Luginën e Preshevës, çështjen e emërtimit të sheshit në Bujanoc, moslejimin e librave shqip e shkeljet tjera të shqiptarëve. 

Gentiana Shabani, që drejton edhe Lëvizjen Qytetare “Vatra”, insistoi që subjektet politike shqiptare në Kosovën Lindore të unifikohen dhe të dalin me një listë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme.

Krejt në fund të takimit, të dy palët u dakorduan që t’i bashkërendojnë veprimet e tyre për një të ardhme më të mirë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. 

Koordinatorja e Zyrës për PMB në vazhdën e takimeve në komunën e Bujanocit u prit edhe nga kryetari i Partisë Republikane në Bujanoc Avdyl Ramadani. 

Me Ramadanin, koordinatorja diskutoi për problemet aktuale të qytetarëve të dëbuar nga Lugina me theks të veçantë pasivizimi i vendbanimeve por edhe për gjendjen aktuale politike në këtë rajon. 

Ramadani e informoi koordinatoren për gjendjen aktuale politike në Luginën e Preshevës, për diskriminimin në shkollim, punësim, në aktivitetet kulturore, shëndetësi dhe fusha tjera./Titulli.com/

Në Bujanoc hajnat në aksion (foto)
"Zgjedhjet amerikane" në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration