Një punë për Shaqën!
Vështrime

Një punë për Shaqën!

02.Jun.2013 12:05
0
Shaqir Qamilin, nga Lugina, askush nuk e njeh me emrin e tij të vërtetë. Të gjithë e thërrasin Shaqa, bile edhe fëmijët e tij, gruaja, madje edhe nëna dhe gjithë mëhalla e rajoni. Babanë, nuk e dëgjon as të flas e as ta thirrë, sepse atë e humbi sa ishte në luftën e Kosovës. Nuk pat mundësi të vijë, as në varrimin e tij. Ngallëpi Shaqa, nuk lyp ndonjë filozofi shpjeguese. Është shkurtesa e emrit Shaqir, ose dy germat e para të emrit dhe dy germat e para të mbiemrit: Shaqir Qamili.   Shkruan: Drilon Hyseni; drilon hyseniShaqa, është një burrë i imtë, thatanik e mustaqezi! Flet pak, e cigaren, edhe kur e thotë ndonjë fjalë, nuk e heq nga buzët e tij të thara nga ajri e freskët dhe tymi i vlazhgët i duhanit. Në luftën e Kosovës, në UÇK, veç si Shaqë, atë e njihnin edhe me nofkën Pushka. Tërë ditën merrej me të si të ishte ndonjë lodër. Kur ndonjëherë dëgjohej ndonjë krismë pa urdhrin e komandantëve, thonin: krisi Pushka e Shaqës.   Pushka Me këtë nofkën e Pushkës, Shaqën e njohën edhe në Luftën e UÇPMB-së në Luginën e Preshevës dhe në UÇK të Maqedonisë. Luftërat mbaruan. Shaqa e dorëzoi pushkën dhe nofkën e vari në kujtesën e njerëzve që e njohën dhe e duan. Kur e dorëzoi pushkën, ofshani tri herë, e tha se ishte i mërzitshëm sa kur i vdiq, baba, e spati mundësi të marrë pjesë në varrim dhe në organizimin e të pamës. Shprehia e mbajtjes së pushkës në dorë, Shaqës, i ka lënë një ves, të cilën e çmall me një çekan, me të cilin del të shitet te tregu i njerëzve për ndonjë punë. Shaqës i pëlqen kur niset për punë me kësmet, të pijë kafen e mëngjesit në kafeterinë e tij të preferuar “Lezeti”. Aty veç kafes, shkëmben disa llafe me shokë, të cilët rrallë e lënë ta fus dorën në xhep, për të paguar, ngase ia dinë hallin. Shaqa nuk ka ndonjë vend pune me kontratë, apo nënkontratë komunale a shtetërore. Ai, kurrë se ka varur interesin se një ditë do të punësohet si shokët e tij, për të marrë pagë nga shteti, për të pasur sigurim social dhe stazh të rregulluar jetësor. Është mësuar Shaqa, me dy duart e tij, të siguroj kafshatën për pesë kalamajtë dhe shoqen shtëpiake, pa asnjë të punësuar në shtëpi. Me dy duart e tij të çelikta i ushqen, veshmbathë e shkollon, gjashtë fëmijët e tij, të cilët të gjithë i njohin si për nga pamja ashtu edhe për nga sjellja e urtësia. Politika Me të mbaruar lufta, gjërat filluan të rrjedhin ndryshe. Popullata shqiptare e Luginës, fitoj përfaqësinë e saj në kuvendet komunale në Preshevë, respektivisht në Bujanoc. Fatin e jetës publike, e mori në dorë skena politike shqiptare. Shokët e tij të idealit, ishin shpartalluar. Disa nga ta ishin vrarë, disa ishin burgosur, e disa ishin shpërngulur nga vendlindja, meqenëse akuzoheshin për terrorizëm. Por, kishte edhe nga ata që iu futën politikës. Shaqa, mbeti askund, me çekan në krah. Ai ka aplikuar për statusin e veteranit të UÇK-së dhe mban në shtëpi disa mirënjohje të UÇPMB-së dhe UÇK-së të Maqedonisë. Jeta ekzistenciale për Shaqën, morri të keqen me të madhe. Se kishte menduar se do të ndodhte kështu. Ideali i tij, i premtonte tjetër gjë. Ai qe i gatshëm, të vdiste për atë ideal, mirëpo idealin e tij, tanimë e kishin marrë në dorë elitë tjetër, dhe atij tashmë i kanosej rreziku. Rastësisht, e takuam në majin e lulëkuqeve të Luginës, po në të njëjtin vend, te “Lezeti”. Atë mund ta gjesh vetëm në mëngjes, ngase nuk dihet ku e zë dita, e ku nata. Shpresa E zumë Shaqën tek pinte kafe e tymoste duhan. U ulëm pranë tij dhe a e dini çka na tha: Shokë, shpesh mendoj ta shes njërën veshkë për ta shpëtuar tjetrën, ngase mund t’i humbas të dyja nga bodrumet e lagështa e me plot myk. Kështu me veshkën e shitur mund t’i zvogëloj borxhet dhe t’ua lehtësoj pak hallet e familjes, që presin nga unë bukën e gojës”. I përjetova tri luftëra në Kosovë, Luginë të Preshevës dhe Maqedoni, po e bëjë edhe një në Siri, e le të dalë ku të dalë. Vetëm se fëmijët e dëshmorëve, familjarët e dëshmorëve, po marrin nga pak ndihma, pak po lirohen nga taksat dhe kontributet e shkollimit dhe shëndetësisë. “Më mirë të kisha qenë dëshmorë e fëmijët e mijë të fitojnë diçka se sa të jem dëshmorë i gjallë e fëmijët e mijë të heqin keq. “ Mbetëm pa gojë e mend kur e pamë dhe e dëgjuam të fliste kaq gjatë Shaqa, duke e njohur si fjalëpaktë. Kësaj radhe ne i folëm pak e shkurt Shaqës: “Ruaje durimin burrë! Do të bëhet mirë”, dhe qeshëm së bashku..... Opinionet e autorëve janë perosonale dhe nuk paraqesin edhe opinionin e redaksisë së portalit të pavarur informativ Titulli.com
Hileja e Rezolutës për Luginën
Drejt Luginës së Preshevës, e përsëri mendja e shpirti me Kosovë…
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration