Nisin punimet, xhamia e Tërnocit me objekt shtesë (Foto) Xhamia e mesme, Tërnoc
Lokale

Nisin punimet, xhamia e Tërnocit me objekt shtesë (Foto)

22.Nov.2015 23:37
0
Në xhaminë e mesme në Tërnoc të Komunës së Bujanocit kanë filluar punimet për zgjerimin e hapësirave, duke ngritur objektin shtesë ngjitur me atë të xhamisë.

Objekti i ri do të ketë podrumin dhe dy kate, i cili do të jetë i pajisur me banjo speciale për pastrimin e kufomave si dhe frigoriferin për mbajtjen e tyre deri në momentin e varrimit.

Veç kësaj, predikuesit e fesë islame do të kenë edhe banjë për marrjen e abdesit, hapësira të reja për faltore, mësojtore për fëmijë, zyre dhe bibliotekë, raporton Titulli.com.

Këshilli i xhamisë vendimin për fillimin e punimeve e kishte marrë më herët, mirëpo për shkak të mungesës së fondeve ato filluan vetëm tani.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc, për ndërtimin e këtij objekti ka kontraktuar kompaninë “Mërgimi Komerc”, ndërsa për përfundimin e saj, sipas zyrtarëve në këtë objekt fetar ka nevojë për ndihmë të mëtutjeshme financiare.

Sipas kontratës mes punëdhënësit dhe punëkryesit, ndërtimi i godinës duhet të zgjatë 90 ditë pune, nëse lejojnë kushtet atmosferike. /Titulli.com/

107 vjet nga Kongresi i Manastirit "“ Lugina pa tekste në shqip
A po pajtohet Kongresi Amerikan për ndërrimin paqësor të kufijve Luginë - Mitrovicë?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration