A po pajtohet Kongresi Amerikan për ndërrimin paqësor të kufijve Luginë - Mitrovicë?
Lokale

A po pajtohet Kongresi Amerikan për ndërrimin paqësor të kufijve Luginë - Mitrovicë?

22.Nov.2015 23:46
0
Vetëm pak ditë pasi që delegacioni i Luginës së Preshevës i përkrahur nga Liga Qytetare Shqiptare Amerikane kishin takuar kongresistin Dana Rohrabacher, ka pasuar reagimi i këtij kongresisti në adresë të Kryeministrit të Serbisë Alekasander Vuçiq në të cilën letër kongresisti Dana Rohrabacher shpërfaqë besimin e tij se si zgjidhje më e mirë për këtë rajon është ndërrimi i paqësor i kufinjeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Faton Bislimi, anëtar i Bordit Drejtues të Lobit Shqiptar në SHBA, që ishte organizator i vizitës së delegacionit të Luginës në SHBA në Stejt Departamentin Amerikan, dhe për takimin  me kongresistin Dana Rohrabacher, thotë se Lobi Shqiptar vazhdon të jetë kujdestar i çështjes së pazgjidhur të Luginës së Preshevës, si pjesë esenciale e kauzës sonë kombëtare.
“Letra e Kongresistit Dana Rohrabacher tregon se diplomacia publike dhe Lobi Shqiptar në SHBA po bëjnë atë që nuk po mund ta bëjnë diplomacitë shqiptare”, ka thënë Bislimi.

Dana Rohrabacher, Kongresist Amerikan nga Kalifornia, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë në Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit të SHBA-ve, ka shprehur vullnetin e një njeriu të sinqertë dhe të një diplomati të përkushtuar që të  merret me problemet e Luginës, duke i shkruar direkt Kryeministrit  Aleksander Vuçiq, raporton xlpress.tv

Në letretrët protokollare, që e posedon xlpress.tv.  në emër të funksionit të lartë në Kongresin Amerikan, Dana Rohrabacher, ka tërhequr  vërejtjen se  Lugina ka probleme të shkeljes së të drejtave të njeriut. 


“Lugina përfaqëson një burim jostabiliteti për të gjithë rajonin  për sa kohë që nuk zgjidhet dinjitetshëm çështja shqiptare atje”, ka shkruar Dana Rohrabacher. 

Dana Rohrabacher, vazhdon të besojë se ndërrimi i kufijve në mënyrë paqësore është zgjidhja e vetme afatgjatë në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. 

 “Për kohë të gjatë kam qenë avokues i ndryshimit të kufirit, gjë që do të vendoste shqiptarët e Luginës dhe serbët e Veriut brenda shteteve me të cilat ata identifikohen. Një ndryshim i tillë kufiri ne mes Serbisë dhe Kosovës, do të ishte hap gjigant drejt përmirësimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe një aset i leverdishëm për të dyja ekonomitë”, ka shkruar  kongresisti amerikan Dana Rohrabacher në lëtren drejtuar Kryeministrit  të Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Kongresisti Dana Rohrabacher, i njohur për përkushtimin e tij ndaj çështjes shqiptare në Ballkan për me se dy dekada, bashkëpunëtor i ngushtës i Ligës Qytetare Shqiptare Amerikane, dhe mik i veçantë i ish-kongresistit Joe DioGuardi dhe znj. Shirley Cloyes, ka kërkuar nga  Qeveria Serbe që të shfaq përkushtimin dhe respektimin për të drejtat kulturore dhe kombëtare të shqiptarëve në Luginë.  

“Situata në Luginë, po përkeqësohet edhe për shkak të ndalesës së librave shkollor të destinuar për përdorim nga popullata shqiptare në Luginë. Unë shpresoj se qeveria e juaj, do të zgjidhë këtë problem, nëse jo për hirë të demokracisë atëherë të paktën për hirë të stabilitetit, diversitetit kulturor dhe qeverisjes lokale të cilat duhet të respektohen dhe të promovohen nga të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë”, ka thënë Dana Rohrabacher.

Dana Rohrabacher, letrën e tij në adresë të Kryministrit serb Aleksandër Vuçiq  e përfundon me kërkesën që qeveria serbe të angazhohet më seriozisht për sjelljen para drejtësisë të vrasësve të cilët vranë vëllezërit  Bytyqi, shqiptaro-amerikanë të vrarë në Serbi fill pas përfundimit të luftës në Kosovë. /Xhevat Latifi / xlpress.tv/

Nisin punimet, xhamia e Tërnocit me objekt shtesë (Foto)
Në Bujanoc vetëm një privatizim i suksesshëm i ndërmarrjeve publike
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration