Nëse mbahet, çka të deklarohet?
Vështrime

Nëse mbahet, çka të deklarohet?

01.Dec.2012 16:39
0
E kam fjalën për seancën e rradhës të Kuvendit të Këshilltarëve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, e cila u bë mollë sherri ndarje e përcarje, inatesh monotone, se kush, në të vërtetë cili do ta udhëheqë këtë séancë. Mendësia shqiptare që për një plesht me djegë tërësisht mbulojën, është present më shumë se kurrë, andaj pa tejkalimin e këtyre të bëmave shqiptare nuk ka kulturë të mirëfilltë e proces politik që i nderon rregullat e lojës e normat demokratike! Shkruan: Shkodran Ismaili Nëse mbahet, c’ka të deklarohet në këtë Kuvend shqiptarësh ku “pleqnohet”, “tiret”, në të vërtetë “mshtillet” e bëhen punët “lëmsh”, ku i mshojn punëve kush thumbit e kush patkoit?! Më duket krejt këto janë bërë se ky Kuvend, në të vërtetë nuk ekzison, pra nuk ka entitet politik? Janë bërë se nuk ka konstituim konstitucional, dhe me këtë nuk ka as përgjegjësi politike e juridike, sepse sikur në të kundërtën të kishte, atëherë ndoshta këtë përcarje për drejtimin e punimeve të një seance nuk do ta kishim?! Në një takim të krerëve të partive politike, vetëm kafe është pirë-duke u shpërnda ashtu sic u mblodhën pa një marëvëshje e konsensus politik . Nyja ishte lidhur rreth temës se cili do ta udhëheqë këtë seancë të Kuvendit të këshilltarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës. Gjendja politike e Luginës së Preshevës këto njëzetë vite të organizimit politik të saj ka qenë, është  e ndoshta edhe në të ardhmen do të jetë në krizë dhe status’kvo të pandryshueshme, të paktën sipas të gjitha parametrave, proceseve të brendshme e të jashtme! Momenti dhe tema politike e kohës është “bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë” të cilat bisedime ia kanë filluar dhe do të mbarojn me një tendencë shumë të rrezikshme:-atë të avancimit të statusit juridiko-kushtetues dhe politik të komunitetit serbë të veriut të Kosovës, tejkalimit, anashkalimit dhe injorimit të cështjes politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës apo ish Kosovë Lindore dhe ngritjes së precedentit rajonal-ballkanik falco në mes të veriut dhe shqiptarëve të Maqedonis shqiptare. Kjo tryezë negociatash politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të ardhmen do të sjellë e prodhoj kriza të tjera, precedent të rrezikshme në të drejtën dhe rendin ndërkombëtar, brishtësi, jostabilitet e disbalancë të fuqive në marrëdhëniet ndërshtetërore në ballkanin e parahatshëm?! Ç’të bëhet, nga të dilet? Në përditshmërin politike janë pyetje alfa dhe omega, ku përgjigjet e tyre më së miri i njohin politikanët të cilët kanë përvojë në menaxhimin me kokat e njerëzve!!! Kuvendi i këshilltarëve shqiptarë të tri Komunave tona deri më tash nuk ka qenë i themeluar drejtë juridikish e politikisht! Pse? Sepse rruga e konstituimit të tij do të kishte pasur një pamje tjetër nga ajo që ka sot? Cila do të ishte pamja e tij? Në rradhë të parë, të ulën në një tavolinë pune forcat më të mëdha politike në vend, aktorët tradicional të organzimit politik, mandej edhe të gjitha ato institucione soci-politike të cilat participojnw politikisht në tre Kuvendet tona, të sjellin një konsensus politik rreth konstitucionalizimit juridik-politik të Kuvendit, mandej vien në shprehje tjera gjëra. Konstitucionalizimi Tema e parë e cila na hyn në punë dhe e cila duhet të zgjidhet është konstituimi konstitucional i këtij Kuvendi, nga dhe do të zgjidhen/zgjedhen organet drejtuese të tij. Në një takim të përbashkët të partive politike në vend, do të duhet të miratohet një dokument, si do që ta quani, p.sh. Akt Konstitucional i Kuvendit të Këshilltarëve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës mbi të cilin dokument do të duhej të ndërtohështe rregullimi konstitucional i Kuvendit. Të zgjidhen organet drejtuese qysh në seancën e parë sepse koha nuk na pret:- Kryetari, nënkryetari, sekretarë e zëvendës i tij, të draftohet e miratohet një Statut, Rregullore pune, Program metodologjik, një vulë dhe simboli i tij, e kështu më rradhe dhe mandej mund të miret si serioz dhe të bëhet një aktor politik i cili prodhon efekte, pasoja dhe vlera juridike-politike. Në formën që e ka sot, askush nuk e merë  serizoisht si institucion përfaqësues politik, madje qeveria në Beograd mund dhe të tallet me seancat e tij dhe kryenecësin e dikujt që të gjithë e kuptuam përmes mediumeve se ishte nyja lidhëse për dështimin e mbajtjes së seancës së rradhës së ketij Kuvendi, sepse nuk e do këtë e atë! Në punët institucionale, nuk e dua këtë e atë janë formula bajate dhe jokonstruktive. E kemi thënë edhe në shumë shkrime: demokratizimi i mirëfilltë i partive politike, i lidershipit të tyre, procseve dhe të gjitha punëve drejtuese menaxhuse, do të na sjell një përfaqësim politik adekuat e dinjitoz. Në të kundërtën, do të jemi të dështuar, ende pa filluar me punët tona! (Autori është nga Presheva)
Lojërat pa kufij
Kush dhe pse e përjashtoi Shoqatën për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration