Ndërron jetë i aksidentuari në Vlladiçki Han
Lokale

Ndërron jetë i aksidentuari në Vlladiçki Han

18.Jul.2014 18:32
0

D.Ž. nga Beogradi i cili pësoi lëndime të rënda në aksidentin te vendi Xhep (Džep), jo larg Vlladiçki Hanit, në mbrëmjen e së premtes ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Mjekët në spitalin e Leskocit kanë luftuar deri në momentin e fundit për jetën e tij. I ndjeri ka ndërruar jetë pas orës 19h.

Në ndeshjesh direkte të dy makinave në rrugën ndërkombëtare, afër Gërdelicës lëndime të rënda mori edhe shtetasja zvicerane G.K (21), të cilës mjekët kanë arritur ti sanojnë frakturën e hapur në këmbën e djathtë.

****************************************************************************************************************************************************

Aksident në Gërdelicë mes makinës me targa zvicerane dhe serbe (foto)

Sot katër vetë u plagosën në një aksident të rëndë me makinë që ka ndodhur në autostradën ndërkombëtare Nish-Shkup në Vladicki Han.

Aksidenti ka ndodhur në Gërdelicë kur makina "Audi Q7" me targa zvicerane nga drejtimi i Nishit per Maqedoni ka tejkaluar ne linje te plotë. Nga drejtimi i kundërt kishte goditur makinën "Shkoda Yeti". 

Forca e madhe e "Audi-s", ka bërë që fluturoj disa metra përgjatë rrugës. Pasagjerët u plagosën rëndë ndërsa per mediat jane dhene  vetëm inicalet e të plagosurve të cilët janë D.Ž. (60) dhe S.G. (57) nga Beogradi.

Lëndime të rënda trupore ka marur edhe G. K. (21) shtetase zviceran e cila ishte pasagjer në makinen"Audi".

Të plagosurit menjëherë i kishin dërguar tek shtëpia e shëndetit në Vladicki Han, kur prej aty i kishin transferuar në Spitalin e Leskovcit.Policia ka kryer një hetim , por hetimi i plotë do të zbatohet ne Prokurorinë Themelore Publike në Vranjë,raporton Ok radio.

Ajo që dihet deri më tani është se "Audi" ka parakaluar në vend të ndaluar , ose më saktë ka parakaluar në vijën e plotë dhe ka pasur një përplasje ballore me makinën tjetër , ka thënë Dragan Stamenkoviq , zëdhënës i Departamentit të Policisë në Vranjë.

Siç dihet në Departamentin e Emergjencave në spitalin e Leskovcit , i plagosuri D.Ž. nga Beogradi , është në gjendje kritike dhe mjekët janë duke luftuar për ta shpëtuar.Ndërsa i plagosuri tjetër ësht në gjendje më të mirë, dhe jashtë rrezikut për jetën.

I plagosuri me iniciale G.K ka frakturë në këmbën e djathtë dhe është transferuar në spitalin e Nishit.

Trafiku në rrugën kryesore Nish-Shkup është duke u mbajtur nën kontrollë , mirepo duke krijuar kolapsë shtesë të trafikut , në drejtim me Greqinë./Titulli.com/ 

Ish luftëtari i UÇPMB-së dhe i Kosovës e Maqedonisë ka nevojë urgjente për ndihmë (foto +18)
Rikthehet në funksion faqja e hakuar e komunës së Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration