Ish luftëtari i UÇPMB-së dhe i Kosovës e Maqedonisë ka nevojë urgjente për ndihmë (foto +18)
Lokale

Ish luftëtari i UÇPMB-së dhe i Kosovës e Maqedonisë ka nevojë urgjente për ndihmë (foto +18)

18.Jul.2014 14:40
0
Xhemë Rexhepi, veterani i tri luftërave, ka nevojë urgjente për ndihmë. Ai po vuan, ndërkaq sytë i ka nga ne, kurse fëmijët e tij me lot në sy luten që të kemi mëshirë, që prindi i tyre të shpëtojë, për ç'gjë i duhen jo më tepër se 25 000 euro.

Të nderuar, bashkatdhetarë kudo që jeni, ju bamirës të respektuar, e di se edhe të tjera herë, por edhe në vazhdimësi, keni dhënë e po jepni në situata të ndryshme, kur ndihma juaj është kërkuar e po kërkohet në atdhe, prandaj do të ishte shumë e pritshme që t’i ndihmohet edhe vëllait tonë Xhemë Rexhepi (nga Zhitia e Vitisë), i cili ka marrë pjesë në tri luftëra, në Kosovë, në Maqedoni e në Luginën e Preshevës, shkruan portali dialogplus.

Prandaj, kërkohet urgjentisht që t’i ndihmohet për t’i shpëtuar jetën, e të mos i lërë katër fëmijët e tij jetimë.

Të nderuarit Xhemë Rexhepi, menjëherë pas luftës, iu desh të punojë pandërprerë për ta mbajtur familjen e tij. Ai ishte mjeshtër për kulmet e shtëpive.

Por, ja që një ditë i ndodhi më e keqja, u rrëzua dhe e theu boshtin kurrizor. Ka vite e vite që ai rri i shtrirë në shtrat, në kushte tejet të rënda.

Rexhepi kërkon ndihmën tuaj sa më shpejt që të jetë e mundur. Ai posedon edhe foto të shumta, me pamje shumë të rënda, meqë është në një gjendje të rëndë, duke luftuar me vdekjen.

Të respektuar bashkatdhetarë!

Gjeni mundësi për ndihmë edhe kësaj here, ngase nuk ka dyshim se Perëndia do t’jua shpërblejë. Xhema mori pjesë në luftën për liri. Ai luftoi për çlirimin e Kosovës, për të mirën e vëllezërve në Maqedoni dhe Luginën e Preshevës.

Besoj se çdo fjalë që shkruhet më tepër nuk mjafton, prandaj ta ndihmojmë këtë vëlla që të shpëtojë e t’i kthehet jetës normale. E di dhe kam shumë besim se nëpërmjet këtij lajmi (njoftimi) do të informoheni me personin dhe se do ta ndihmoni. Këtë njoftim e morëm nga zonja Shukrije Ramadani, bashkëshortja e heroit legjendar, Agim Ramadani.

Fotot që i morëm, e që janë siguruar nga Kosova, janë të dhimbshme dhe vërtet shumë të rënda. Prandaj, nuk po i plasojmë në portalin tonë, por po i japim raportet e mjekut. Ai po vuan, ndërkaq sytë i ka nga ne, e fëmijët e tij me lot në sy luten që të kemi mëshirë edhe ne, që prindi i tyre të shpëtojë.

Në këtë rast, të mos shikojmë arsye të ndryshme, por ta ndihmojmë. Ta lëmë ndonjë dhuratë që e kemi planifikuar, apo një drekë a darkë, e ta ndihmojmë vëllanë tonë.

Shërimi i këtij bashkëkombësit duhet të bëhet në Turqi dhe për atje duhen mjete. Por, jo edhe aq shumë. I duhen afro 25 000 euro. Ne e dimë se mund t’ia dalim që ta shpëtojmë vëllanë tonë. Prandaj, edhe ju që e keni lexuar, dhe ata që nuk e kanë lexuar këtë lajm në formë kërkese për ndihmë, t’u tregojmë edhe të tjerëve, që me aq sa kemi mundësi, ta ndihmojmë e ta shpëtojmë atë.

dihma është urgjente, duhet kryer brenda javës. Ta kemi parasysh, bashkatdhetarë dhe ju vullnetmirë, kudo që gjendeni, që ta ndihmojmë. T’i ndihmojmë për të jetuar atij që na ndihmoi të jetojmë dhe ta shijojmë lirinë.

PERSONAT KONTAKTUES:

Xhemë Rexhepi, 044/720-321

KËSHILLI I INICIATIVËS

Enver Avdyli, 044/175-631

Ismet Bexheti 044 141579

Bahri Gashi 044/373-109

Fillon meremetimi i tërësishëm i xhamisë së Kapitit në Medvegjë (foto)
Ndërron jetë i aksidentuari në Vlladiçki Han
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration