KRZ: PVD dy mandate, rezultatet përfundimtare pasditen e sotme
Lokale

KRZ: PVD dy mandate, rezultatet përfundimtare pasditen e sotme

17.Mar.2014 10:08
0
Shikuar në bazë të përqindjes, koalicioni i Partisë Përparimtare Serbe (PPS) ka fituar 48,44 %, Partia Socialiste e Serbisë (PSS) 14,05 %, Partia e Re Demokratike (PRD) 5,86 %, Partia Demokratike (PD) 5,46 % . Partitë tjera të mëdha nuk do të jenë të përfaqësuara në parlament, ka thënë kryetari i Komisionit Republikan Zgjedhor (KRZ) Dejan Gjurgjeviq në konferencën për gazetarë. Nga partitë e pakicave të cilat do të kenë përfaqësues në Parlament është “Koalicioni i Hungarezëve të Vojvodinës me 3.01 % të votave apo 9 mandate, Partia për Aksion Demokratik (PAK) Sulejman Uglanin me 1.09 %  ka siguruar tre ulëse, kurse Partia për Veprim Demokratik (PVD) me 0.89 % të votave do të ketë dy ulëse në Parlamentin e Serbisë, transmeton Titulli të dhënat e fundit të KRZ-së. Sipas numërimeve të votave që KRZ i ka bërë deri në mesnatë, Partia Demokratike e Serbisë-Vojisllav Koshtunica ka fituar 3,9 % të votave, Regjionet e Bashkuara të Serbisë-Mllagjan Dinkiq 3.32 %, Partia Liberal Demokrate-Çedomir Jovanoviq 3,19 %, nuk kalojnë pragun zgjedhor. Gjurgjeviq është shprehur se deri në mesnatë janë përpunuar rezultatet e 5.483 vendvotimeve në të cilat kanë votuar 50.51 % nga numri i përgjithshëm i zgjedhësve. KRZ ka konfirmuar se në kutitë e votimit janë hedhur 96.96 % e fletave të votimit, nga të cilat 2.99 % janë shpallur të pavlefshme. Kryetari i Komisionit Republikan Zgjedhor (KRZ) Dejan Gjurgjeviq ka nënvizuar se nuk ka filluar  verifikimi i rezultateve të zgjedhjeve nga Kosova, pasi që veturat e OSBE-së të cilat sjellin materialin votues në Vranjë dhe Rashkë kanë ardh pas orës 1 të mesnatës, kështu që rezultatet nga Kosova do të dihen më vonë. “KRZ do të duhej që rezultatet preliminare të zgjedhjeve të së dielës ti bëjë publike gjatë pasdites së sotme”, ka theksuar Gjurgjeviq./Titulli.com/
KKSH: Zgjedhjet parlamentare vetëm forcojnë institucionet lokale
Procesi zgjedhor po shkon mirë dhe pa incidente në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration