As "Skënderbeu" nuk po mund t'i bashkojë shqiptarët
Lokale

As "Skënderbeu" nuk po mund t'i bashkojë shqiptarët

08.Feb.2016 22:11
0
Ngjarjet e fundit në Kuvendin Komunal të Bujanocit, përfaqësuesi i Lëvizjes Vatra, Kushtrim Kadriu, i ka quajtur një gjest të keq të politikës shqiptare të këtij rajoni, shkruan portali 2L Online, transmeton Titulli.com.

„Rasti i fundit, ku asambleistët shqiptarë i qëndruan besnik koalicionit me partitë lokale serbe në Komunën e Bujanocit, është me të vërtetë një gjest i keq për politikën shqiptare në Kosovën Lindore, ku sheshi i qytetit, që ishte propozuar të quhej sheshi 'Skënderbe', me votat e delegatëve shqiptarë mbeti edhe për një kohë të quhej "Karagjorgje".

Kështu ka thënë për Portalin 2L ONLINE, Kushtrim Kadriu, nga Lëvizja Qytetare Vatra, sipas të cilit është shumë e çuditshme dhe tepër jonormale që shqiptarët të mos dalin me një emër të unifikuar, e edhe më keq që emri i Skënderbeut nuk i bashkon shqiptarët dhe për faj të tyre triumfon emri Karagjorgje. 

„Krejt kjo është pasojë e mos bashkimit të politikanëve dhe partive shqiptare në mes vete, e këtë, më së miri po e shfrytëzon Serbia, përçaj e sundo. Pra, është momenti i fundit që politika qeveritare e Republikës së Shqipërisë të intervenojë dhe të zbatojë obligimin e sajë kushtetues, që të përkujdeset për shqiptarët e mbetur jashtë trojeve të veta.“, ka thënë Kadriu. 

Ai ka shtuar se Shqipëria duhet të mbledhë spektrin politik dhe të bëjë një listë të përbashkët shqiptare, në mënyrë që të mos kemi këto përçarje në mes politikës shqiptare, e mbi të gjitha në mes të vëllezërve./Titulli.com/

EPS: Këtë vit nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike
Bujanoci me parti për fshatarët (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration