EPS: Këtë vit nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike Foto: blic.rs
Lokale

EPS: Këtë vit nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike

08.Feb.2016 13:44
0
Në këtë vit nuk është planifikuar rritja e çmimit të energjisë elektrike, ka deklaruar drejtori i Elektroekonomisë (EPS) së Serbisë, Aleksandar Obradoviq.

Ai ka thënë se shkaqet për këtë janë rënia e çmimit të energjisë në rajon dhe Evropë, si dhe riorganizimi i suksesshëm i EPS-it.

“EPS është shembull i mirë të zbatimit të politikës së qeverisë në reformat e ndërmarrjeve publike. Jam i kënaqur që qeveria e Serbisë dhe EPS mund të krenohen më rezultate të shkëlqyeshme”, ka theksuar Obradoviq, njofton “blic”, transmeton Titulli.com.

Ai ka shtuar se kjo ndërmarrje është duke punuar me sukses, me një rezultat më të mirë, siç është shprehur ai, gati për 200 milion euro.

“Kjo nuk do të ishte e mundur nëse nuk kishim pasur rregulloren e qeverisë për riorganizim. Në vitin e kaluar ne kemi punuar nëpërmjet 14 subjekteve ekonomike, sot kemi tre, kemi zvogëluar edhe numrin e drejtorëve”, ka theksuar Obradoviq.

Ai ka shtuar se në bashkëpunim me FMN-në dhe Bankën Botërore kanë planin e detajizuar për zvogëlim të numrin të punëtorëve në administratë, duke rritur numrin e punëtorëve, inxhinierëve.

Drejtori i Elektroekonomisë së Serbisë ka theksuar se është përmirësuar pagesa e energjisë tek qytetarët në 96 për qind, ndërsa probleme më të mëdha kanë me ekonominë dhe administratat lokale./Titulli.com/

Në vitin 2015 komuna e Bujanocit ka paguar një milion dinarë për sulmet e qenve endacak ndaj qytetarëve
As "Skënderbeu" nuk po mund t'i bashkojë shqiptarët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration