Në vitin 2015 komuna e Bujanocit ka paguar një milion dinarë për sulmet e qenve endacak ndaj qytetarëve
Lokale

Në vitin 2015 komuna e Bujanocit ka paguar një milion dinarë për sulmet e qenve endacak ndaj qytetarëve

08.Feb.2016 10:55
0
Në 160 komuna dhe qytete të Serbisë në vitin 2015 janë paguar gjithsej 8.2 milion euro kompensim të qytetarëve që kanë paditur komunat për shkak të kafshimit të qenve endacak, ka njoftuar rts, transmeton Titulli.com.

Mesatarisht i bie rreth gjashtë milion dinarë për çdo administratë lokale, ka deklaruar drejtori i Stacionit të veterinarisë në Bujanoc, Miodrag Milkoviq.

Milkoviq në seancën e kuvendit komunal ka thënë se nga buxheti i administratave lokale në vitin e kaluar janë ndarë shuma të ndryshme për shkak të kafshimeve të qenve endacak.

Sipas fjalëve të tij, këto shuma janë sjell prej një milion dinarë, sa ka ndarë komuna e Bujanocit për këtë çështje deri në 70 milion dinarë sa i është dashur të ndajë qytetit të Nishit sipas padive të qytetarëve.

“Serbia ka miratuar Ligjin mbi mirëqenien e kafshëve sipas modelit evropian, por mjetet financiare për këtë qëllim mungojnë. Nuk është e mundur të përcaktohet numri i saktë i qenve endacak në Bujanoc sepse qentë e braktisur po na sjellin nga Kraleva, Krushevci, Nishi dhe Vranja që është dëshmuar edhe në vendin e ngjarjes kur është zënë kampioni plotë me qenë endacak”, ka thënë Milkoviq.

Në pyetjen e këshilltarëve se si është e mundur të zvogëlohen shpenzimet e buxhetit sipas padive nga kafshimet e qenve Milkoviq është përgjigjur se Stacioni i veterinarisë në Bujanoc me pushtetin lokal ka kontratë që për çdo muaj të sterilizojë, të vaksinojë dhe vendos çipa 40 qenve, të cilët pas kësaj i kthen në vendin ku kanë qëndruar.

Ai ka shtuar se kjo është mënyra e vetme për të zvogëluar numrin e tyre./rts.rs/

Këto konkurse do të hapen në vitin 2016-të
EPS: Këtë vit nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration