Bujanoc: Nënë Tereza nuk kalon, mbetet Karagjorgje
Lokale

Bujanoc: Nënë Tereza nuk kalon, mbetet Karagjorgje

12.Jan.2016 16:39
0
Sheshi dhe rruga kryesore e Bujanocit edhe më tej do të mbajnë emrin Karagjorgje Petroviq sepse në mbledhjen e Komisionit komunal për ndryshimin e emërtimeve të shesheve dhe rrugëve nuk kaloi propozimi Nëna Terezë, ka njoftuar portali Bujanovaçke, transmeton Titulli.

Propozimi që Nëna Terezë të zëvendësojë Karagjorgjen ka ardhur në njërën prej mbledhjeve të fundit të kuvendit në vitin 2015, por të hënën nuk kaloi në komision për shkak të mungesës së dy anëtarëve shqiptarë nga radhët e opozitës PVD dhe UDSH, shkruan më tej Bujanovaçke.

Kështu, kemi pasur një skenë që shihet rrallë që anëtarët e një komisioni të partive serbe të mbivotojnë ato shqiptare, në këtë rast të Partisë Demokratike të Nagip Arifit, dhe Lëvizjes së Progresit Demokratik të Jonuz Musliut.

Por lidhur me këtë ka reaguar partia opozitare PVD, duke thënë se përfaqësuesi i tyre Driton Rexhepi as që është ftuar në mbledhjen e komisionit.

Anëtari i komisionit nga rradhët e PVD-së nuk ka marrë kurrfarë ftese sa i përket mbledhjes së fundit nëse ajo edhe është mbajtur. Prandaj, se na paska dështuar iniciativa se nuk ka marrë pjesë PVD janë mashtrime paraelektorale, tha për portalin Titulli.com, Ragmi Mustafa, shef i grupit parlamentar të PVD-së në KK të Bujanocit.

 “Anëtarët shqiptarë votuan për propozimin që sheshi dhe rruga kryesore të ndryshojë emrin në Nena Terezë. Kam qenë kundër sepse mendoj që kjo do të kishte shkaktuar ndarje të reja dhe jostabilitet, kështu që propozova të mbetet emërtim i vjetër Karagjorgje Petroviq”, ka thënë anëtari i komisionit, deputeti popullor nga radhët e SNS-së, Nenad Mitroviq.

Mustafa nuk ishte i njoftuar as me propozimin që emërtimin Karagjorgje Petroviq ta zëvendësojë Nëna Terezë.

“Propozimi i PVD-së është që shehi të emërtohet “Skenderbej”. Ne nuk jemi në kurfarrë dijenie që ka dal ndonjë propozim i ri, prapa shpindës tone. E vërteta është që vendimin mbi emërtimin e shesheve e bie Kuvendi Komunal dhe jo komisionet politike", shtoi Mustafa.

Për të votuar prapë për këtë ide, propozimi duhet të kalojë procedurat e kuvendit, dhe nëse miratohet në kuvend, duhet ta aprovojë Ministria për administratë lokale dhe shtetërore./Titulli.com/

Kamberi: Tetë parti shqiptare në Luginë të Preshevës, simbol i bajraktarizmit
Lëndohet minatori në minierën "Lece" të Medvegjës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration