Kamberi: Tetë parti shqiptare në Luginë të Preshevës, simbol i bajraktarizmit
Lokale

Kamberi: Tetë parti shqiptare në Luginë të Preshevës, simbol i bajraktarizmit

12.Jan.2016 14:47
0
Deputeti i Parlamentit të Serbisë, Shaip Kamberi, në emisionin "Info - Box", ka theksuar se Tirana dhe Prishtina zyrtare nuk po e ndihmojnë sa duhet Luginën e Preshevës.

Ai ka theksuar se shqiptarët e Luginës deri tani janë ndier krenar që i kanë dy shtete amë (Shqipëria dhe Kosova), por sipas tij, dy kryeqytet shqiptare po ofrojnë ndihmë vetëm të nivelit formal, duke shtuar se Shqipëria e Kosova nuk po i ndihmon shqiptarët e Luginës, ashtu si i ndihmon Hungaria bashkëkombësit e saj në Serbi.

“Qeveria e Kosovës për shkak të rrethanave që po i kalon nuk dëshiron ta krijoj imazhin e atillë që po përzihet ne punët e brendshme të Serbisë, ndonëse është e drejtë legjitime e një shteti të kujdesit për bashkëkombësit e vet. Secila qeveri mund të gjejë forma dhe metoda për t’i ndihmuar shqiptarët këtu”, ka theksuar Kamberi.

Ai ka folur edhe për ekzistimin e shumë partive shqiptare në Luginë të Preshevës.

“Thjesht çdo kund te shqiptarët ekzistimi i shumë partive politike është simbol i bajraktarizmit dhe interesave personal. Tetë subjekte politike në një popullatë me 56 mijë banorë, është simbol i qartë i bajraktarizmit”, ka thënë Kamberi. /Titulli.com/

Zejet e vjetra në Bujanoc drejtë zhdukjes (video)
Bujanoc: Nënë Tereza nuk kalon, mbetet Karagjorgje
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration