Sheshi "Skenderbeu" mollë sherri në Kuvendin e  Bujanocit,  2 këshilltarët e PD-së largohen nga grupi
Lokale

Sheshi "Skenderbeu" mollë sherri në Kuvendin e Bujanocit, 2 këshilltarët e PD-së largohen nga grupi

28.Dec.2015 12:38
0
Në kuvendin komunal të Bujanocit gjatë seancës së sotme janë shkëmbyer akuza të ndërsjella brenda këshilltareve komunal.

Disa nga këshilltarët e opozitës propozuan ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për emërtimin e sheshit të Bujanocit nga “Karagjorgje Petroviq” në sheshin “Skenderbeu” dhe kjo ishte një mollë sherri edhe për procesin e seancës. 

Këshilltarët e PVD-së gjatë 4 seancave me radhe i kanë propozuar si pikë të rendit të ditës mirëpo kryetari i Kuvendit Komunal, Jonuz Musliu nuk e ka futu as në votim gjatë seancave të kaluara.

Enver Ramadani këshilltarë nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik gjatë një prononcimi për Titulli.com ka thënë se propozimi i tyre as nuk futet në votim. 

“ Ne kemi hedh në rend të ditës dhe besojmë se kjo pikë është e rëndësishme për qytetarët e Bujanocit. Vendosja e barazisë si thelb për përparim dhe zhvillimi”, theksoi mes tjerash Ramadani.

Sipas tij propozimi i tyre që nuk po kalon është bërë me koalicionin e pozitës që është bërë edhe me partit serbe e që nuk po lejojnë të votohet.

Ai thotë se më i rëndësishëm është sheshi se koalicioni I qeverisjes lokale. 

Gjithashtu vlen të përmendet se ne seancën e sotme të kuvendit komunal nga radhët e Partisë Demokratike janë larguar dy këshilltarë, Veli idrizi dhe Shpend Xhelili të cilët u deklaruan se do të veprojnë këshilltarë të pavarur./Titulli.com/

Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë ka shpërndarë ndihma për refugjatët
Murati kërkon ndihmë për studime në Gjermani, fton institucionet dhe organizatat lokale për përkrahje
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration